Të 30-ët / Një mjeke e ardhshme që pikturon aq bukur, e një arkitekt që zbukuron me grafiti muret e Tiranës sepse e do këtë qytet
14/01/2023 Shpërndaje

Të 30-ët / Një mjeke e ardhshme që pikturon aq bukur, e një arkitekt që zbukuron me grafiti muret e Tiranës sepse e do këtë qytet

Mario Dine është 21 vjeç dhe studion arkitekturë. Ai ka besim se Tirana po ndryshon, e bashkë me miq të tjerë po jep kontributin e vet për këtë. Mario & friends kanë zbukuruar shumë fasada të kyeqytetit me muralet e tyre.

Edhe Justina Sinani është pjesë e artit. Ndërkohë që studion mjekësi, Justina vizaton skica e portrete. Mjekësinë e konsideron profesion ndërsa artin një pasion. Kombinim sa i vlefshëm për jetën aq edhe për shpirtin.

Nëse ju duken të rinj, në të vërtetë që tani ata janë profesionistë. Mario ka plotë 15 vit që ushtron artin vizual ndërsa Justina e ka tashmë faqen e saj në Instagram ku poston punimet e realizuara. Jo të gjitha janë piktura pasi ka edhe punime të tjera si psh me gurë apo objekte të veçanta.

Ata janë 2 prej të rinjve shqiptarë të talentuar dhe energjikë që spikatin për aftësi të ndryshme. Projekti të 30-ët ka kontribuar pikërisht për të nxjerrë në pah personazhe si ata që kanë vlera për shoqërinë dhe janë faktorë ndryshimi brenda mini-komuniteteve të tyre.

 “Ky projekt/aktivitet organizohet në kuadër të programit Tirana Kryeqyteti Evropian i Rinisë 2022 me mbështetjen financiare të Kongresit Rinor Kombëtar në bashkëpunim me Bashkinë Tiranë.”

#tirana  #youth  #EuropeanYouthCapital2022 #EYC2022  #ActivateYouth #EuropeanYearOfYouth  #NationalYouthCongress  #CityOfTirana

© 2023, Pozitivi. All rights reserved.