Studimi: Braktisja e facebook për disa kohë, ul nivelin e stresit
09/04/2018 Shpërndaje

Studimi: Braktisja e facebook për disa kohë, ul nivelin e stresit

Një studim i fundit i realizuar nga Universiteti i Queensland në Australi,  tregon se braktisja e facebook për një periudhë kohe ul nivelin e stresit. Mbyllja e llogarisë në Facebook përveç mbrojtjes së të dhënave tuaja private sjell dhe përfitime të tjera si ulja e nivelit të stresit, mirëmenaxhimi i kohës etj.

Një ekip kërkimor në Universitetin Queensland, i udhëhequr nga Dr Eric Vanman ndërsa hulumtoi efektet e mbylljes së facebook arriti në konkluzionin se: “Largimi nga Facebook për pesë ditë ka zvogëluar nivelin e hormoneve të stresit te njerëzit.

Megjithatë, ndërsa pjesëmarrësit në studim treguan një përmirësim të stresit kur hoqën dorë nga Facebook, ata gjithashtu raportuan ndjenja më të ulëta të mirëqenies. Njerëzit thanë se ndiheshin më të pakënaqur me jetën e tyre dhe mezi prisnin të rifillonin aktivitetin në Facebook”.

Studimi përfshiu 138 pjesëmarrës, të ndarë në dy grupe përdoruesish, një grup të udhëzuar që të qëndronin jashtë Facebook për pesë ditë dhe grupi tjetër që e përdori Facebook-un normalisht. Facebook është bërë një mjet thelbësor për miliona përdorues dhe sigurisht që ofron shumë përfitime.

Megjithatë, për shkak se transmeton shumë informacione për një rrjet të madh njerëzish, përdorimi i tepërt sjell probleme të ndryshme, ku një prej tyre dhe stresi. Ndaj dhe studiuesit sugjerojnë që herë pas here të largoheni për njëfarë periudhe nga facebook, për t’u qetësuar dhe përkushtuar në kohën e lirë aktiviteteve të tjera.

© 2018, Pozitivi. All rights reserved.