“Trafikimi në sytë e fëmijëve”
03/11/2017 Shpërndaje

“Trafikimi në sytë e fëmijëve”

Trafikimi i fëmijëve është një fenomen shqetësues që po e vuan shoqëria jonë mbarë.

Burime të besueshme pohojnë se vetëm në Angli janë trafikuar së fundmi më shumë se 500 fëmijë dhe shumë të tjerë nga vende të ndryshme në botë. Trafikimi është një problem që ka prekur dhe shoqërinë shqiptare. “Trafikimi në sytë e fëmijëve”, një ekspozit e organizuar së fundmi nga nxënës në shkolla ta ndryshme në Shkodër për të përcjellë mesazhe kundër trafikimit të qenieve njerëzore, kryesisht fëmijëve.

Qeniet njerëzore nuk duhet të trafikohen, çdo njeri është i lirë dhe nuk duhet t’i mohohet kjo e drejtë.  Shkaqet të trafikimit të fëmijëve dhe jo vetëm janë të ndryshme. Kryesore janë kushtet e vështira ekonomike, problem që po shtohet dita ditës. Më të prekura nga trafikimi janë zonat malore, të cilat janë më pak të informuara rreth rreziqeve por dhe varfëria është më e skajshme.

Ekspozita e mbajtur nga nxënësit në Shkodër është një përpjekje për ndërgjegjësimin e mëtejshëm të shoqërisë, nxënësve por dhe të strukturave shtetërore. Nxënësit me punimet e tyre, piktura dhe vizatime përcollën mesazhe kundër trafikimit, me dëshirën për ta parandaluar këtë fenomen por më shumë për të ndërgjegjësuar.

© 2017, Pozitivi. All rights reserved.