Tirana plot ngjyra, ekspozitë nga Persona me Probleme të Shëndetit Mendor
Ditën e sotme të gjithë ata që kaluan pranë sheshit “Skëndërbej” kanë ndaluar për disa minuta pranë ekspozitës me punime plot ngjyra jete. “Bëj atë çfarë të tjerët mendojnë se nuk e bën dot”, ishte ekspozita e organizuar nga drejtori Autoriteti Shëndetësor Rajonal i Tiranës Dritan Ulqinaku, me punime dhe piktura të realizuara nga Persona me Probleme të Shëndetit Mendor.
Këto punime ishin tepër të veçanta, mjaftonte vetëm një vështrim për ta kuptuar këtë. Viheshin re ngjyrat e gjalla që ishin përdorur, punimet e ndryshme kreative që shkonin deri tek krijimi i një çante me gazetat që rezidentët e këtyre qendrave lexonin çdo ditë, raporton pozitivi.org. Të kujdesesh për persona me probleme mendore duket e vështirë, por drejtoresha e njërës prej qendrave pjesëmarrëse në këtë ekspozitë na tregon të kundërtën.
Ora e pikturës zhvillohet vazhdimisht tek qendrat dhe kjo sipas drejtuesve të këtyre institucioneve ka qenë një terapi më vete. Krahas të gjitha punimeve, më shumë në sy bien pikturat e veçanta shumë ngjyrëshe, të varura në tablo. Këto piktura anëtarët e qendrave i kanë vizatuar në kohën e tyre të lirë. Ne të Pozitivit vizituam ekspozitëm dhe në bisedë e sipër me organizatorët mësuam se Personat me Probleme të Shëndetit Mendor kanë një program javor të përcaktuar, ku përfshijnë vizita nëpër galeri, në aktivitete artistike kulturore, kalçeto, kinema, teatër. Sakaq një tjetër formë rehabilituese është duke gatuar në guzhinë. Argëtimin e tyre e shijuam edhe ne në formën më të mirë, me anë të punimeve që u shfaqën tek sheshi “Skënderbej”.
© 2017, Pozitivi. All rights reserved.




















