Tërmeti/ Eventi ku bukuria dhe bamirësia bëhen bashkë
Gati 15 vite përvojë e pasuruar në studiot dhe pranë mjeshtrave të artit të make-up-it në mbarë botën, ishin arsyeja që make-up artisja Merita Merja të bënte një Masterclass në Hotel Plaza ku mblodhi kolegë të këtij biznesi për të treguar zhvillimet e fundit dhe teknikat moderne të grimit.
Prej kohësh Merita është bërë e njohur mes artistëve dhe personazheve publike shqiptare, por tashmë edhe në Dubai. Shumë sfilata në kryeqytetin e famshëm, editoriale mode dhe evente mbajnë frimën e Meritës, shkruan neësbomb.al. Në këtë masterclass ajo nuk kurseu asgjë nga dituritë e saj për make up artistët e pranuishëm në event.
Eventi erdhi ditë pas tërmetit famëkeq, për këtë arsye Merita dhe organizatorët menduan që gjithçka e mbledhur nga ky event të shkojnë për bamirësi. Ishte emocionuese të shihje gadishmërinë e secilit për të bërë këtë takim të paharrueshëm. Eventi u moderua nga Olti Curri dhe mes të ftuarve të njohur ishin Albërije Hadërgjonaj, Beatriks Ramosaj, Argjentina Ramosaj, Nora Malaj, Xhoi Jakaj, Oriola Marashi etj.
Në fund u shpërndanë dhurata nga kompanitë nga Dubai dhe çertifikata për të pranishmit.
Ky Masterclass nisi një rrugëtim që do ketë vazhdimësi falë këmbënguljes dhe talentit të Meritës.
© 2019, Pozitivi. All rights reserved.
