Tenori shqiptar pjesë e skenës meksikane
23/09/2017 Shpërndaje

Tenori shqiptar pjesë e skenës meksikane

Tenori i njohur shqiptar Ramë Lahaj bëhet pjesë e skenave botërore ku do të performojnë artistë të mëdhenj si tenori italian Plaçido Domingo, sopranoja meksikane Nancy Fabiola Herrera, tenori David Lomeli si dhe baritoni Juan Carlos Heredia.

Lahaj do performojë në Meksikë me rastin e përurimit të sallës nr.1 të Shtëpisë Operistike në Guadalajara, më datë 21 tetor. Rastet kur artistët shqiptarë bëhen pjesë e skenave botërore janë të pafundme, kështu ka ndodhur edhe me tenorin e suksesshmëm Lahaj.

Artistët  e mëdhenjë të sipërpërmendur do të marrin pjesë në këtë shfaqje pasi do të bëjnë dhe përurimin sallës operistike.

Në shfaqjen ku të pranishëm  do jenë artistë të mëdhenj, të cilët do të sjellin një atmosferë të mrekullueshme me perofrmancat e tyre, bëhet me dije se biletat variojnë nga 500 në 4000 dollarë.

© 2017, Pozitivi. All rights reserved.