Historia frymëzuese e hidraulikut që fiton më shumë se kryeministri: S’do heq dorë kurrë
“Unë kënaqem me punën time, nuk do heq dorë kurrë…”
Paga minimale është një nga tiparet që tregon nivelin e një shteti dhe mirëqënien e banorëve që jetojnë aty. Gjatë gjithë jetës njerëzit punojnë për të siguruar sa më shumë të ardhura për të përmirësuar cilësinë e jetesës. Matemi mirë përpara se të fillojmë universitetin për të gjetur një profesion të denjë që siguron të ardhura të cilin edhe e bëjmë me kënaqësi. Si duket kjo nuk ka shumë rëndësi, të paktën për një hidraulik nga Britania.
Historia e Stephen Fry 34 vjeçarit nga Britania që fiton më shumë se një kryeministër, ka bërë xhiron në rrjet. Mbase iu duket e pabesueshme për ja që është e vërtetë. Hidrauliku Fry, jeton në një zonë milionerësh në Kensington, West London dhe fiton 210,000 paund në vit duke zhbllokuar tualete, rregulluar çezma, rrubineta që rrjedhin, dhe çfarëdolloj gjëje tjetër që mund të bëjë një hidraulik. Sot është 34 vjeç por këtë punë e ka bërë që në moshën 17 vjeçare. Praktika e bëri profesionist, e më pas ai e ngriti në biznes, me të cilin sipas mediave britanike tanimë fiton më shumë se një kryeministër.
Nuk thonë kot, mësohu të duash atë që di të bësh dhe do kesh sukses. 34 vjeçari e do atë që bën sepse falë ndihmës që jep i bën njerëzit e lumtur. “Çdo ditë është kënaqësi. Mund të shkosh në një vend ku sheh një grua e cila po qan se i pikon tavani, është një ndjenjë e këndshme kur ndalon ujin dhe e bëni atë të lumtur. Unë kënaqem me punën time, jam punëtor, do të punoj dhe mendoj se nuk do heq dorë kurrë”, shprehet Fry. S’ka rëndësi çfarë pune bën, mjafton të jesh i ndershëm, ta duash atë që bën dhe padyshim që s’do heqësh dorë kurrë.
© 2018, Pozitivi. All rights reserved.




