Të rinjtë drejt gazetarisë konstruktive, i bashkohen projektit të Pozitivit
Infinit Plus zhvillon takimin e rradhës me gazetarët e rinj në vijimësi të projektit të pozitivi.org. Takimi u zhvillua me studentë të Shkencave të Komunikimit në universitetin Bedër, të cilët u njohën me aktivitetet e planifikuara nga ky projekt për të promovuar gazetarinë konstruktive.
Gazetaria konstruktive është një fushë në zhvillim brenda gazetarisë. Ajo bazohet në raportimin e lajmeve të fokusuara në zgjidhje, në vend që të rrotullohen vetëm rreth tregimeve negative dhe të bazuara në konflikte.
Pozitivi.org është një projekt që synon ta zhvillojë më tej gazetarinë konstruktive dhe pozitive duke trajnuar gazetarët e rinj dhe duke realizuar për punlikun histori dhe lajme të kësaj natyre. Ideja që vjen pas gazetarit konstruktiv është ta tregojë historinë duke i dhënë më shumë sfond dhe ta bëjë lexuesin e lajmit më inteligjent.
Fokusin i këtij projekti është të nxitja e gazetarëve të rinj drejt raportimeve të saktë dhe të plota në të gjitha dimensionet, në mënyrë që lexuesit të jenë më në gjendje të krijojnë një pamje realiste të botës. Si fillim të rinjtë gjatë trajnimeve janë orientuar drejt rregullave që duhet të ndjekin për t’i vënë ata më pas në zbatim me shkrimet që do bëjnë.
Të rinjtë pjesëmarrës në këtë takim shfaqën interes për t’u bërë pjesë e këtij projekti që mund t’u mundësojë edhe një hapësirë të posaçme te pozitivi.org për të shkruar mbi tema të caktuara.
© 2018 – 2019, Pozitivi. All rights reserved.



