Humbi babain nga tumori,23 vjeçarja shqiptare përmbush premtimin, diplomohet në Itali për mjekësi
Maria Luisa Zhurda,23 vjeçarja me origjinë shqiptare, e lindur në Bari të Italisë prej 3 ditësh ka përjetuar emocionet më të bukura, sapo është diplomuar në fakultetin e mjekesisë në degën mjeksi dhe kirurgji e përgjithshme. Për Maria Luisa mjekësia është më shumë se ëndërra për tu bërë mjeke, por përmbushje e premtimit pas largimit nga jeta të babit nga një sëmundje tumoriale. Për pozitivi.org ajo tregon më shumë ëndërren e plotësuar por dhe planet për të ardhemen.
1. Maria ti sapo je diplomuar në Bari të Italise për mjekesi, cilat janë ndjesitë e para?
Ndjesia e parë pas prezantimit të temës së diplomes ishte patjetër lumturi për arritjen në atë pikë, por dhe clirim në të njëjten kohe kundrejt gjithë stresit dhe ankthit të përgatitjes!
2. Ka qënë ëndërra jote të studiosh për mjekesi, pse zgjodhe këtë dege?
Për mua mjeksia ishte një ëndërr që në momentin që kuptova sa fuqi kemi në duar për të ndarë jeten nga vdekja. Në këto 6 vite studime kam kuptuar sa shume bëjnë mjekët për të bërë të mundur që pacientët e tyre të qëndrojne në anën e mirë të asaj fijes së hollë që ndan këto dy bote. Për mua është e magjishme. Dëshira kryesore ka qënë e lidhur me periudhën e qëndrimit spitalor të babait tim. Në vitin 2010 në jetën e familjes time erdhi një monster që goditi babain tim, një tumor neuroemdokrin. Për dy vite ai dhe të gjithë ne luftuam, fatkëqsisht duke e humbur këtë beteje. Ky fakt përtej ndryshimit të jetëve tona, vendosi përfundimisht dhe zgjedhjen për të ardhmen time. Ajo të të diplomuarit në Mjeksi dhe Kirurgji. Aty vendosa dhe i premtova atij, që do bëja çmos të ndihmoja këdo në të njëjten situatë me çdo mundësi që kam.
3. Si do e përshkruash jetën tënde studentore në Bari?
Jeta ime studentore ka qenë e mbushur me shumë ore studimi, udhëtimesh, të qeshura, të qara dhe shoqëri shumë të mirë. Kam kaluar 6 vite shumë të bukura që nuk do ti harroj kurrë.
4. Pas diplomimit cili është hapi i radhës?
Hapi i radhës është provimi i specializimit në Itali. Do aplikoj për disa nga degët e preferuara më në krye Neurokirurgjinë ku dhe shpenzova pjesën më të madhe të kohës për studimin e tezes time të diplomimit. Profesori im është shumë entuziast ashtu si unë. Shpresoj të mund të vazhdoj të punoj me të.
5. Ku mendon ta ushtrosh si profesion në shtetin fqinje apo të rikthehesh në Shqipëri?
Momentalisht do të vazhdoj studimet e specializimit në Itali. Ëndrra është të përftoj maksimalisht njohuri sa për të ushtruar me përgjegjshmëri këtë detyrë që sapo kam marrë. Shqipëria është gjithmonë në zemren time dhe nuk do i thoja kurrë jo bashkëpunimeve të mundshme me mjeke të mrekullueshëm që ndodhen në Shqipëri.
6. Cili është mesazhi për të gjithë bashkëmoshaterët që sapo janë diplomuar?
Mesazhi im i vetëm është “pak durim”, çdo gjë do shkojë ashtu siç duhet, asnjë moment i vështirë nuk është më i fortë se ju.
© 2022, Pozitivi. All rights reserved.
