Të 30-ët /  Dy vajza që e gjejnë frymëzimin kudo për të dhënë dashuri vetes dhe për të ofruar art shumë-formësh
16/01/2023 Shpërndaje

Të 30-ët / Dy vajza që e gjejnë frymëzimin kudo për të dhënë dashuri vetes dhe për të ofruar art shumë-formësh

Nga laboratori, nga tavolina e punës, në natyrë apo prapa një kompiuteri. Rexhina Pelivani e gjen kudo frymëzimin e saj për të ngjizur krijimet e saj.

Ndërsa Lorela Kukaj, një makeup artist, e diplomuar për pikturë dhe skenografi është pjesën më të madhe të kohës në studion e saj. Pasioni i saj: E bukura.

Dy vajzat që kanë shumë për të bërë e për të dhënë tregojnë  se si e kanë mbushur jetën e tyre me pasione.

Rexhina ka shkuar edhe përtej duke ndërtuar një muze virtual duke imituar shikimin përjej syzeve nga njerëzit që kanë vështirësi në shikim.  Ndërsa Lorela atë çka brenda mundohet ta ndajë me ndjekësit e saj duke qenë aktive në ftesa televizive.

Ata janë 2 prej të rinjve shqiptarë të talentuar dhe energjikë që spikatin për aftësi të ndryshme. Projekti të 30-ët ka kontribuar pikërisht për të nxjerrë në pah personazhe si ata që kanë vlera për shoqërinë dhe janë faktorë ndryshimi brenda mini-komuniteteve të tyre.

 “Ky projekt/aktivitet organizohet në kuadër të programit Tirana Kryeqyteti Evropian i Rinisë 2022 me mbështetjen financiare të Kongresit Rinor Kombëtar në bashkëpunim me Bashkinë Tiranë.”

#tirana  #youth  #EuropeanYouthCapital2022 #EYC2022  #ActivateYouth #EuropeanYearOfYouth  #NationalYouthCongress  #CityOfTirana

© 2023, Pozitivi. All rights reserved.