Surpriza e shtatorit në sheshin “Skënderbej”
09/09/2017 Shpërndaje

Surpriza e shtatorit në sheshin “Skënderbej”

Shkëlzen Doli violinisti shqiptar i filarmonise së Vjenës do të rikthehet në Shqipëri në një koncert madhështor këtë shtator. Më datë 23 shtator, Shkëlzen Doli vjen në Tiranë me një koncert që do të mbahet në sheshin “Skenderbej”.

Dolli është larguar në moshën të vogël nga Elbasani, duke nisur një karrierë e cila rezulton e suksesshme, nëpërmjet të cilës sot nderon Shqipërinë kudo në botë. Edhe pse është larguar nga vendi në moshë të vogël, asnjëherë s’e ka harruar Shqipërinë.

Herë pas herë violinisti shqiptar nuk ngurron të përcjellë muzikën e tij për patriotët shqiptarë dhe jo vetëm. Këtë shtator, në sheshin “Skënderbej” do të dhurojë shfaqje, përpara qindra njerëzve.

Stili dhe tingujt e rrallë u bënë vendimtare për karrierën e tij si violinist. Tashmë Doli mbetet një nga zërat solistikë më të mirë të Operës e Filarmoninë e Vjenës, ku ka themeluar grupin e tij “The Philharmonics”.

Shkëlzen Doli me projektin “Albanian Soul” ka si qëllim të promovojë të muzikës shqiptare jashtë kufijve. Aktiviteti i datës 23 shtator ka pritshmëri të mëdha në këtë drejtim, pasi mendohet se do jetë më i madhi i organizuar ndonjëherë. Muzika që do të luhet do të përfshijë të gjitha grupmoshat.

© 2017, Pozitivi. All rights reserved.