Studimi tregon se një në pesë jo besimtarë luten
14/03/2018 Shpërndaje

Studimi tregon se një në pesë jo besimtarë luten

Në një studim thuhet se më shumë se një në pesë persona jo-fetarë i luten perëndisë. Pak më shumë se gjysma e të gjithë të rriturve në Mbretërinë e Bashkuar luten së paku nganjëherë dhe gjithnjë e më shumë mund të kërkojnë ndihmë kur angazhohen në aktivitete të tilla si gatimi ose ushtrimi.

Por vetëm një në tre njerëz thanë se vazhdojnë të luten rregullisht në një vend adhurimi pasi shumica e tyre luten para se të flenë ose para aktiviteteve të përditshme. Rreth 20 për qind e 2,069 të rriturve të anketuar nga ComRes thanë se luteshin gjatë rutinës së përditshme ndërsa bënin punët shtëpiake ose gatuanin.

15 përqind luten gjatë udhëtimeve dhe 12 përqind luten kur stërviten, shkruan pozitivi.org. Familja ishte subjekt i lutjeve të shumicës së njerëzve, rreth 71 përqind e të anketuarve thanë se kanë menduar për të dashurit e tyre. Lutje për shëndetin dhe miqtë përfshinin 40 përqind e të anketuarve.

Kriza personale dhe dëshpërimi nxit shumicën e njerëzve, gati 24 përqind e të anketuarve, të cilet e kanë konsideruar si një “mjet i fundit”. 32 për qind thanë se u lutën “në rast se diçka mund të ndryshojë”, kurse tre për qind thanë se e kanë si “çështje rutinë”. “Shumë njerëz janë të shtyrë të luten në një moment në jetën e tyre, edhe nëse nuk janë fetarë. Lutja në mënyrë spontane ka të bëjë me arritjen e saj”, Isabelle Hamley.

© 2018, Pozitivi. All rights reserved.