Studimi tregon rëndësinë e udhëtimit të parë në çift
11/02/2019 Shpërndaje

Studimi tregon rëndësinë e udhëtimit të parë në çift

Pse janë të rëndësishme udhëtimet romantike? Një sondazh zbuloi se 37% e pjesëmarrësve ranë në dashuri gjatë udhëtimit të parë, ndërsa 23% u ndanë për shkak të udhëtimit!

88% e të anketuarve thonë se udhëtimi i tyre i parë me partnerët ishte një sukses – madje edhe gjatë planifikimit, prenotimit dhe buxhetimit për udhëtimin, ishin më pak të stresuar.

Për rezultate të mira, studimi tregon se çiftet e reja duhet t’i marrin pushimet e tyre të para së bashku pasi kanë rreth 10 muaj në marrëdhënie.

Studimi i 2.000 të rriturve amerikanë që kanë udhëtuar me partnerët tregon se edhe me disa përplasje në rrugë, pushimet e para së bashku janë në përgjithësi një histori suksesi – saqë më shumë se gjysma e të anketuarve (52%) janë kthyer në të njëjtin destinacionin të udhëtimit të parë që kanë bërë bashkë.

Për pushime të suksesshme, të anketuarit thonë se faktorët më të rëndësishëm janë zgjedhja e destinacionit të duhur (69%), një buxhet që të përdoret nga të dy partnerët (61%) dhe një planifikim i mirë (60%).

Të siguroheni që ju dhe partneri e keni seriozisht me njëri-tjetrin (51%) dhe të jeni në gjendje të bëni kompromise (44%).

Tre të katërtat e pjesëmarrësve thanë se udhëtimi kishte një efekt pozitiv në marrëdhënien e tyre të përgjithshme, ndërsa gjysma (49%) raportuan një efekt pozitiv në romanticitetin e lidhjes. Ndërsa 74% thanë se pasi udhëtuan së bashku për herë të parë, ndiheshin më rehat me partnerin/en.

Mosmarrëveshjet më të zakonshme të çifteve kanë qenë në lidhje me destinacionin (32%), ku të qëndrojnë (31%) dhe sa duhet të zgjasin pushimet (29%). Per zgjedhjen e një destinacioni, të anketuarit thonë se kostoja ishte faktori më i rëndësishëm (62%), pasuar nga aktivitetet e ofruara në zonë (54%) dhe mënyra e transportit që duhej për ta arritur (44%).

© 2019, Pozitivi. All rights reserved.