Arsimi, pasojat direkte të një buxheti që nuk parashikon investime
17/11/2017 Shpërndaje

Arsimi, pasojat direkte të një buxheti që nuk parashikon investime

Buxheti i vitit 2018 për arsimin i përkthyer në shifra konkrete sa i takon një nxënësi përkthehet në:

Buxheti i vitit 2018 për arsimin i përkthyer në shifra konkrete sa I takon një nxënësi përkthehet në:
65 mijë lekë në vit për 1 nxënës të arsimit bazë;
74 mijë lekë në vit për 1 nxënës të arsimit të mesëm;
Për të kuptuar a mjafton kjo, mjafton fakti që premtimi ishte;
92 mijë lekë për 1 nxënës  në vit;

Ata nuk kanë mundësi të bëjnë praktikë sepse nuk kanë laboratorë, askush nuk do të investojë ketë vit në pasurimin e bibliotekave me libra të rinj, ndërsa kompiuterët apo interneti në klasa do të konsiderohen si luks.Pasojat e një buxheti të ulët për arsimin reflektohen dhe tek kushtet jo të mira në shkollat, ku vetë nxënësit i ndjejnë pasojat.

Kjo panoramë vjen sepse shpenzimet për nxënësit, që janë ndarë nga buxheti i përgjithshëm i arsimit janë shumë në të ulta se parashikimet e qeverisë në strategjinë e arsimit parauniversitar 2014-2020.

Ndarja e buxheti në arsimin bazë

89% shkon për pagat e mësuesve
7% për resturim dhe mirëmbajtje shkollash
2% për kompensimin e librave    
0.32% për laboratorë, trajnim mësuesish dhe biblioteka

Sipas raportit të Fondacionit Shoqëria e Hapur për Shqipërinë, 89% e buxheti e arsimit bazë në 2018 do të shkojë për pagat e mësuesve dhe investimet në interes të nxënësve të arsimit janë të papërfillshme. 7% e buxhetit total do shkojë për mirëmbajte, restaurim dhe ndërtim shkollash, një pjesë e vogël gati 2% do shkojnë për kompensimin e librave të fëmijëve me aftësi ndryshe apo familjeve të varfra. E kjo vlerë për fat të mirë është dy herë më e lartë se ajo në 2017. Po më keq akoma paraqitet buxheti për zërat specifikë që lidhen më dijet e nxënësve, ku buxheti për trajnimin e mësuesve, pajisja me laboratorë e shkollave apo mirëmbajtja e tyre, salla informatike dhe i krijimi i bibliotekave dixhitale për kurikulat kanë vlerë qesharake, 0.32% të shpenzimeve.

Madje ekspertë ngrenë dhe një tjetër shqetësim, pasi nga kërkimet iu rezulton se për disa zëra dhe kur miratohen fonde ato nuk shpenzohen ose thënë ndryshe digjen. Siç është dhe rasti i pasurimit të bibliotekave të shkollave me libra të rinj.

Ndarja e buxhetit në arsimin e mesëm

– 83% e parave shkojnë për rrogat e arsimtarëve
– 14% për mirëmbajte dhe ndërtim shkollash
– 2.5% shkon për laboratorë dhe trajnime mësuesish

Po kjo situatë është dhe në arsimin e mesëm më shumë para shkojnë për rroga gati 83% e buxhetit dhe shumë më pak për investime, ku 14% në 2018 do të shkojnë për ndërtim dhe restaurim shkollash dhe pjesa e mbetur afro 2.5% për labortorë, bibiblioteka dhe trajnime për mësuesit.

© 2017, Pozitivi. All rights reserved.