Studimi ofron zgjidhje për burrat: Si të shmangni problemet e zemrës
Një studim i ri thotë se burrat mund t’i shmangin problemet e zemrës duke bërë një numër të caktuar pompash.
Ky studim intrigues i realizuar nga Shkolla e Harvardit tregon se meshkujt e moshës së mesme që mund të bëjnë një numër të caktuar pompash ka shumë më pak mundësi të përjetojnë sëmundje zemre.
Burrat aktive, të moshës mesatare, të cilët janë në gjendje të bëjnë më shumë se 40 pompa, kishin një rrezik dukshëm më të ulët për sëmundje kardiovaskulare (CVD), krahasuar me ata që bëjnë më pak se 10 pompa.
“Gjetjet provuan se pompat mund të jetë një metodë e lehtë dhe pa kosto për të ndihmuar në vlerësimin e rrezikut të sëmundjeve kardiovaskulare në pothuajse çdo mjedis”, tha një prej autorëve të studimit Justin Yang.
Hulumtuesit analizuan të dhënat shëndetësore të 1,104 zjarrfikës aktivë meshkuj të mbledhur nga 2000 deri në vitin 2010. Mosha e tyre mesatare ishte 39.6 dhe indeksi i masës trupore mesatare (BMI) ishte 28.7.
Gjatë periudhës 10-vjeçare të studimit, hulumtuesit llogaritën se meshkujt që ishin në gjendje të bënin më shumë se 40 pompa kishin reduktuar 96% të rrezikut të ngjarjeve të CVD krahasuar me ata që ishin në gjendje të bënin më pak se 10 pompa.
Për shkak se popullsia studimore përbëhej nga meshkuj të moshës mesatare dhe profesionale, rezultatet mund të mos jenë përgjithësuese për gratë, apo për burrat e moshave të tjera ose që janë më pak aktive, thanë autorët.
“Ky studim thekson rëndësinë e aktivitetit fizik për shëndetin dhe pse mjekët duhet të vlerësojnë stërvitjen gjatë takimeve klinike”, tha ndër të tjera autori Stefanos Kales.
© 2019, Pozitivi. All rights reserved.
