Studentja shqiptare shkëlqen në Universitetin e Pensilvanisë
Një punim i hartuar nga studentja 23 vjeçare shqiptare Modesta Imeri, do të lexohet nga të gjithë studentët e Universitetit të Pensilvanisë, duke filluar që nga shtatori i këtij viti.
Punimi i Modestës “Modelet e Pjesëmarrjes Globale për Vendet në Zhvillim” pasi është vlerësuar si mjaft cilësor nga institucione prestigjoze në Shtetet e Bashkuara të Amerikës është bërë pjesë e detyrueshme e planprogramit të këtij institucioni të rëndësishëm arsimor.
Duhet theksuar se ky është një sukses i jashtëzakonshëm për 23 vjeçaren, e cila ka mbaruar studimet katërvjeçare në University of Pennsylvania, një nga 8 Universitetet e Ivy League.
Lajmin për suksesin e Imerit e ka dhënë Vlora Çitaku, ambasadorja e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. “Sa herë që ndjejë zhgënjim apo thyerje, ndodhë diçka fantastike e më kthehet vullneti e shpresa për vendin tim. Modesta Imeri është vetëm 23 vjeçare. Me mbështetjen e prindërve ka mbaruar studimet katërvjeçare në University of Pennsylvania, një nga 8 Universitetet e Ivy League.
Përveç që ka mbaruar studimet me sukses të shkëlqyeshëm, një nga punimet e saj tani është material i detyrueshëm në planprogramin e këtij universiteti prestigjioz amerikan, ku shkollohen liderët e së ardhmes. Tej mase krenare me Modesten! #ÇikateKosovës”, ka shkruar ambasadorja.
© 2018, Pozitivi. All rights reserved.



