SKANDALI I ABUZIMIT SEKSUAL NË KAMËZ BËRI PËR HERË TË PARË BASHKË VIPAT DHE NJERËZIT E THJESHTË “PËR FËMIJËRINË E VJEDHUR” (FOTO)
02/07/2020 Shpërndaje

SKANDALI I ABUZIMIT SEKSUAL NË KAMËZ BËRI PËR HERË TË PARË BASHKË VIPAT DHE NJERËZIT E THJESHTË “PËR FËMIJËRINË E VJEDHUR” (FOTO)

Skandali i abuzimit seksual me 15-vjeçaren në qytetin e Kamzës, ka qenë një nga ngjarjet më të bujshme të ditëve të fundit që bëri bashkë femrat shqiptare në protestën e zhvilluar në slloganin “Për Fëmijërinë e vjedhur”.

Protestat dhe marshimet u zhvilluan pas lajmit që tronditi mbarë opinionin publik, ku një 15-vjeçare në Babrru, abuzohej seksualisht nga roja i shkollës Abaz Doku dhe tre të rinj.

Qindra gra dhe vajza kanë protestuar në sheshin “Nënë Tereza” dhe te Ministria e Arsimi, mes tyre shumë figura të njohura. Marshimi ka mbledhur emra të njohur, përfshirë këngëtarë, moderatorë, e shumë të tjerë.

Në mesin e personave që po marrin pjesë në protestë, e të cilët kanë ndarë me ndjekësit foto për të treguar publikisht mbështetjen janë: Arbana Osmani, Lori dhe Sara Hoxha, Olti Curri,  Rozana Radi, Eneda Tarifa, Anxhelina Hadërgjonaj, Lei Kraja, e shumë të tjerë.

As kjo ngjarje nuk mbeti pa ngjyrime politike. Forumi Rinor i Partisë Demokratike organizoi disa protesta.

Ata kanë kërkuar dorëheqjen e ministres së Arsimit, Besa Shahini e cila nuk ka bërë asnjë reagim në lidhje me rastin e 15 vjeçares. Të rinjtë u shfaqën me pankarta në duar ku shkruhej: ‘Heshtja është abuzim për së dyti’ ose ‘Dija merr fund kur në krye vendosen të paaftë’.

Protesta u zgjeruan edhe jashtë kryeqytetit ku ndodhi ngjarja.

Gratë në Elbasan janë bashkuar kundër abuzimit të vajzave, duke sfiduar edhe reshjet e shiut e duke dalë me pankarta në duar.

Më herët, prostesta të ngjashme në mbrojtje të vajzave u zhvilluan në Korçë dhe Sarandë.

‘Eduko djalin’, ‘Për fëmijët, për jetë, stop abuzimit’, ‘Gjyshi mbylle zinxhirin para mbesës’, ishin këto disa nga shkrimet në pankarta  që vajzat dhe gratë në Sarandë mbajtën në duar.

Po ashtu edhe në Shkodër të moshuar dhe të rinj kanë dalë në proteste.

“Ne jemi sot këtu për t’i dhënë zë atyre që nuk kanë. Jemi sot këtu për të rritur ndërgjegjësimin e kësaj shoqërie për t’i thënë jo dhunës. Jemi sot këtu më fëmijët dhe për fëmijët. Fëmjët janë motivi i çdo dite”, është shprehur një nga protestueset në megafon.

Vendet më të rrezikshme për gratë, ja kush renditet e para për dhunë seksuale

Një studim i ri nga fondacioni “Thomson Reuters” ka zbuluar se India është vendi më i rrezikshëm në botë për të qenë një grua.

Studimi u bazua mbi një sondazh të 550 ekspertëve për çështjet e grave, të cilët arritën në përfundimin se India është vendi më i keq në aspektin e dhunës seksuale ndaj grave, trafikimit të qenieve njerëzore për punë shtëpiake, punës e martesës së detyruar, si dhe skllavërisë seksuale.

Në mesin e të intervistuarve kishte profesionistë të fushës së ndihmës, akademikë, personel shëndetësor, punonjës të organizatave joqeveritare, politikëbërës, ekspertë të zhvillimit dhe opinionistë të jetës sociale.

India renditet si më e rrezikshmja gjithashtu për kërcënimet që gratë përballen nga praktikat kulturore dhe tradicionale, siç janë sulmet me acid, gjymtimi gjenital i femrave, abuzimi fizik dhe martesat e të miturve.

Të dhënat e qeverisë tregojnë se rastet e raportuara të krimeve kundër grave u rritën me 83% mes viteve 2007 dhe 2016, me katër raste të përdhunimit të raportuar çdo orë.

Vitet e fundit, krimet e dhunës seksuale të profilit të lartë kundër grave në Indi janë vendosur disa herë në qendër të vëmendjes. Më parë këtë vit, 8 burra hindu u akuzuan për përdhunim kolektiv të një vajze tetëvjeçare myslimane.

Indinë në listën e këtij studimi e ndjekin Afganistani, Siria, Somalia, Arabia Saudite, Pakistani, Republika Demokratike e Kongos, Jemeni dhe Nigeria.

Sondazhi u krye nga muaji mars deri në maj të këtij viti dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë renditur në 10-shen e parë të “vendeve më të rrezikshme për gratë”, pas Nigerisë, u bë shteti i vetëm perëndimor që hyri në 10-shen e parë të vendeve më të rrezikshme për gratë.

Studimi e klasifikon SHBA-në në kategorinë “e rrezikshme” për gratë, e  kryefjalë ngacmimin seksual, abuzimin seksual, dhunën seksuale dhe problemet e drejtësisë në proceset gjyqësore në lidhje me krimet seksuale në përgjithësi.

© 2020, Pozitivi. All rights reserved.