Si të regjistroheni në portalin e-Albania
31/03/2022 Shpërndaje

Si të regjistroheni në portalin e-Albania

Që të përfitoni shërbimet elektronike të ofruara nga portali qeveritar e-Albania ju duhet të jeni fillimisht të regjistruar në të.

Për t’u regjistruar në portal duhet të keni me vete kartën tuaj të indetitetit ose pasaportën në momentin e regjistrimit.

Hapni portalin e-Albania.al dhe klikoni butonin regjistrohu.

Fillimisht shkruani saktë karakteret që shihni në ekran për të vijuar më pas me formularin e regjistrimit.

Te kodi i përdoruesit shënoni numrin personal të identifikimit të cilin e gjeni në pasaportën apo kartën tuaj të identitetit.

Vendosni një fjalëkalim të cilin do ta përdorni për të aksesuar më pas llogarinë në portal. Shënoni adresën tuaj të emailit në të cilin do të vijnë më pas aplikimet tuaja në portal.

Shkruani numrin tuaj të celularit. Zgjidhni një pyetje sigurie dhe shkruani një përgjigje për të.

Kujdes mbani mend përgjigjen e pyetjes së sigurisë pasi ajo ju kërkohet automatikisht në rastet kur harroni fjalëkalimin dhe kërkoni në sistem një fjalëkalim të ri. Plotësoni të dhënat tuaja personale emër mbiemër dhe atësi.

Kujdes ato duhet të jenë të sakta dhe në përputhje me regjistrin tuaj të gjendjes civile. Nëse keni karaktere si ë dhe ç sigurihuni që ti shkruani saktë. Shënoni ditëlindjen tuaj.

Klikoni butonin regjistrohu për të vijuar me hapin e fundit të regjistrimit. Menjëherë në telefon do tu vijë një kod regjistrimi katërshfror të cilin duhet ta shënoni Brenda 2 minutash për të përfunduar me sukses procesin e regjistrimit në portal.

© 2022, Pozitivi. All rights reserved.