Si të gjeni zgjidhje për zakonet e këqija që keni
23/08/2018 Shpërndaje

Si të gjeni zgjidhje për zakonet e këqija që keni

Zakonet e këqija, të gjithë i kemi. Besoj nuk iu duket e parëndësishme, pirja e duhanit, ose diçka tjetër, pasi të gjithë me gjasë kanë të paktën një zakon të keq që do të donin ta ndalonin.

Problemi është se ka vështirësi ta bësh. Nëse keni kaluar vite duke bërë të njëjtën gjë, qoftë me vetëdije ose pa vetëdije, nuk është kaq e lehtë të zgjoheni një ditë dhe të thoni ‘mirë kaq ishte, e lashe’.

Megjithatë, kjo nuk do të thotë se thyerja e një zakoni është e pamundur. Në fakt, specialistja e neuroleadershipit Kristen Hansen, thotë se çelësi qëndron në një proces relativisht të thjeshtë të quajtur neuroplasticity (neuroplasticiteti).

Çfarë është neuroplasticiteti? Thënë thjesht, neuroplasticiteti është aftësia e trurit për t’u përshtatur dhe ndryshuar. Duke formuar lidhje të reja nervore gjatë gjithë jetës, truri është në gjendje të ‘riorganizojë’ veten dhe të përshtatet me nevojat tona në ndryshim.

Neuroplasticiteti është aftësia për të ndryshuar trurin tuaj, që do të thotë se është procesi që Hansen thotë se mund të ndihmojë në ndryshimin e shprehive tona. Si formohen zakonet e këqija? “Zakonet formohen kur duam ti biem shkurt, si një mënyrë për të na kursyer kohë ose para ose për të na bërë të ndihemi mirë”, tha Hansen.

Për shembull kur jeni të stresuar filloni të pini , një mënyrë për t’u ndier mirë në një moment të keq. Nëse e bëni këtë përsëri ose një herë të tretë, kjo mund t’u kthehet në zakon. Si mund të thyej zakonet e mia të këqija? Së pari identifikoni zakonet tuaja. Sakaq vlen të theksohet se jo të gjitha zakonet duhet të thyhen. Ka dhe zakone pozitive që duhet të inkurajohen.

“Gjëja e parë është të shikojmë se sa nga gjërat që bëjmë në jetë janë bërë zakone që nuk na shërbejnë”, tha Hansen. “Shumë prej zakoneve tona na shërbejnë. Pra, nëse ushtrohemi pesë ditë në javë, ky është një zakon i shëndetshëm”. Gjëja kryesore është të identifikoni cilat janë zakone që ju shërbejnë, përkundër jo atyre që nuk ju shërbejnë. “Identifikimi dhe etiketimi i tyre është hapi i parë”.

Së dyti kuptoni se si të ndryshoni trurin. Sipas Hansen, nuk është me të vërtetë e mundur që thjesht të heqësh qafe një zakon. Çështja në të vërtetë është të zëvendësosh një zakon me një tjetër. “Ne krijojmë më së miri rrugët e reja nervore duke qenë më të ndërgjegjshëm”, tha Hansen. “Nëse ne sjellim një vetëdije të ndërgjegjshme ndaj përgjigjes sonë, ne mund të ndryshojmë mënyrën se si reagojmë”.

Së treti jini të ndërgjegjshëm për qëllimin. Për t’ju ndihmuar të qëndroni në rrugë të mbarë, Hansen thotë se është e rëndësishme të keni një kuptim të qartë të qëllimit tuaj përfundimtar. “Pyesni veten jo vetëm ‘çfarë duam të arrijmë dhe kur’, por gjithashtu si do të dukem dhe si do të ndihem kur ta arrij?’, tha ajo.

Kushtojini vëmendje zakonit të ri që duam të formojmë. Ne kemi krijuar tashmë idenë e zëvendësimit të zakonit të keq me një veprim të ri, më pozitiv, por Hansen thotë se është e rëndësishme që të investoni në zakonin e ri.

Gjithashtu jepini vetes reagime pozitive. Hansen thotë se kjo është një pjesë thelbësore e procesit të neuroplasticitetit. “Shpërblehuni për fitimet e vogla, në vend që të shpenzoni kaq shumë kohë duke rrahur veten për gjërat që nuk po bëjmë në mënyrë të përkryer”, tha ajo.

© 2018, Pozitivi. All rights reserved.