Si të arrish madhështinë
27/06/2018 Shpërndaje

Si të arrish madhështinë

Ka dy lloje njerëzish ata që shohin atë që duan dhe ata që shohin se çfarë ka në rrugën e tyre. Cili lloj personi jeni ju? Kjo është një nga pyetjet që eksperti i udhëheqjes Simon Sinek ju sfidon në mënyrë që të mësoni të vërtetën. Sepse kur është fjala për të bërë ndryshime reale në jetën tuaj duhet të filloni me veten. Pse ngrihesh në mëngjes? Si e shprehni vizionin që keni për jetën tuaj?

“Kur një gazetar pyeti Nelson Mandelën se si arriti të bëhet një udhëheqës i madh, ai i tha se kur ishte fëmijë, kujtohej të shkonte në takime fisnore me të atin. Nga kjo kujton dy gjëra: një, ata gjithmonë uleshin në një rreth, dhe së dyti, babai i tij fliste gjithmonë i fundit. Mendoj se inkuadrimi më i mirë i frazës ‘të jesh një dëgjues i mirë’; praktikohet duke folur i fundit. Pra, shpesh udhëheqësit me qëllim të mirë, në një takim thonë “në rregull, këtu është problemi, kjo është ajo që unë mendoj të bëjmë, por dua të dëgjoj çfarë do më thuash”.

Është tepër vonë, apo jo? Ka një grup aftësish që vjen kur të gjithë të tjerët flasin, ju nuk pajtoheni ose nuk thoni atë që po mendoni por më mirë merrni informacion dhe bëni pyetje për të kuptuar më mirë se nga vjen perspektiva e tyre. Dhe në fund, jo vetëm që ju bëni të gjithë të tjerët të ndjehen të dëgjuar, por gjithashtu përfitoni nga mendimet e tyre”.

Simon Sinek është konsulent marketingu, autor i librave më të shitur, folës motivues dhe organizator i Start With Why: një organizatë e përbërë nga manjatë të biznesit të dedikuar për të ndihmuar të tjerët të gjejnë hapat e pasionit dhe të udhëheqjes. Biseda e tij në TED, se si udhëheqësit e mëdhenj inspirojnë të tjerët, është renditur si biseda e tretë më e popullarizuar e të gjitha kohërave. Shiko

© 2018, Pozitivi. All rights reserved.