Si ndikon gjuha e trupit te “pushteti” i një lideri
19/10/2022 Shpërndaje

Si ndikon gjuha e trupit te “pushteti” i një lideri

Opinion nga Migena Qyra

Rëndësia e gjuhës trupore tek drejtuesit.

Gjuha trupore është një lloj superfuqie tek drejtuesit por jo të gjithë i japin rëndësine e duhur.

Një Lider injekton pozitivitetin, vetbesimin, forcën në të njëjten mënyrë dhe negativitetin apo pasivitetin, indiferencen, pasigurinë nëpërmjet levizjeve dhe qëndrimit.

Gjuha trupore është pjesë e komunikimit joverbal dhe si e tillë ka fuqinë të përcojë informacion, të transmetojë, transformojë dhe të ndërtoje ura komunikimi të rëndësishme me gjithë skuadrat nën drejtimin e tij. Liderat kanë vështirësi kryesisht të paraqesin sigurinë nëpërmjet gjuhës trupore ( se pasiguria dhe agresiviteti janë më të vështirat për të mos u shfaqur) dhe siguria tek prezenca e një lideri ka shumë lidhje me respektin ndaj vetes së tij dhe të tjerëve dhe motivon për zhvillim e qëndrueshmëri të gjithë rrotull tij. Qëndrimi drejt, shikimi përpara, hapat e shpejtë shprehin shumë mirë këtë qëndrim. Të kundërtat flasin vetë.

Migena Qyra, Eksperte e burimeve njerëzore

© 2022, Pozitivi. All rights reserved.