
Si lindi Shën Valentini dhe 31 dedikime
Sot më 14 Shkurt, të gjithë të dashuruarit festojnë anembanë globit ditën e shënuar në kalendar, si Dita e Shën Valentinit. Të gjithë pajtohemi me parimin se ndjenjat duhet të shprehen çdo ditë të jetës dhe jo vetëm më 14 shkurt, por kjo ditë është më speciale, për shkak të historisë që mbart.
Nisi në trajtën e një legjende metropolitane, kur Klaudio, Perandori i atëhershëm i Romës, urdhëroi burrat të shërbenin në radhët e ushtrisë, ndërsa këta të fundit kundërshtuan sepse ushtria do t’i mbante larg familjeve.
Perandori në shenjë revolte, anuloi të gjitha martesat, por Shën Valentini i cili njihet si shenjtori i dashurisë së shekullit të tretë, theu urdhrin dhe martoi çiftet fshehurazi. Kur ky sekret u zbulua, Shën Valentini u arrestua e u dënua me prerje koke, por sot kjo ditë festohet në të gjithë globin, ndërsa në SHBA më së shumti.
Një simbolikë e kësaj feste janë trëndafilat, por ka dhe shumë mënyra të tjera unike për t’i shprehur dashurinë të dashurve tuaj. Menaxherja e një dyqani dhuratash të personalizuara në Tiranë, tregon për Pozitivin se një nga dhuratat më të porositura nga çiftet për partnerët në këtë Shën Valentin kanë qenë letrat me dedikime. Më poshtë një dhuratë e zgjedhur nga një vajzë për partnerin.
1. Të dua se je i pari dhe i fundit në jetën time.
2. Të dua se ke buzëqeshje që më shton jetën.
3. Zëri yt me ngroh shpirtin.
4. Më bën të ndihem krenare ndaj të dashuroj.
5. Të dua për mënyrën sesi përkujdesesh për mua.
6. Edhe pse nuk më përqafon kur je i mërzitur, prap të dua.
7. Je gjysma ime më e mirë.
8. Edhe pse aroma e hudhrës zëvendëson aromën tënde prap të dua.?
9. E di që të dua edhe kur përton të lash këmbët?!?
10. Të dua më shumë kur më mbështet e me ngre moralin.
11. Të dua për qetësinë tënde sa herë jam me nerva.
12. Të dua se gjithmonë përpiqesh për të arritur më të mirën për mua.
13. E dua përqafimin tënd se ndihem e mbrojtur me ty.
14. Të dua se mundohesh të bësh çdo gjê që unë të jem e lumtur.
15. Më shumë të dua kur s’më imponon të bëj gjëra jashtë dëshirës time.
16. Të dua sepse edhe kur je me nerva prap mendon e përkujdesesh për mua.
17. E di që zemra ime rreh veç për ty?
18. Të dua sepse gjithmonë më mirkupton pavarsisht se nuk e shpreh
19. Të dua kur ti më fal për diçka që të ka mërzitur.
20. Të dua mundohesh të shprehesh me vepra sesa me fjalë.
21. Të dua sepse më plotëson.
22. Më mbron gjithmonë e nuk më bën të ndihem keq.
23. Të dua se më bën të ndihem femra më e lumtur.
24.Të dua sepse je gjithmonë vetvetja.
25. Të dua se edhe pse nuk shprehesh, shkëlqimi i syve të tu tregon gjithcka.
26. Edhe pse ke shaka acaruese prap të dua.
27. Edhe pse shakatë e tua provokative më ngrejne nervin kryesor, prap të dua.
28. Fati im mban emrin tënd.
29. Ndihem e bekuar me ty.
30. Të dua në të mirë e në te keq.
31. Falenderoj Zotin që je bashkëudhetari im. Të dashuroj!
© 2018, Pozitivi. All rights reserved.