Manol, shqiptari që bën shkencë në Universitetin e Harvardit
23/12/2019 Shpërndaje

Manol, shqiptari që bën shkencë në Universitetin e Harvardit

Manol Jovani është shkencëtari shqiptar i cili bën shkencë në Universitetin e Harvardit.

Kontributi i tij në kërkime shkencore ka qenë i madh, ku së fundmi ka përfunduar një kërkim shkencor në fushën e mjekësisë në Spitalin e Përgjithshëm të Massachusetts në Boston edhe kjo pjesë e Universitetit të Harvardit.

Jovani ka qenë pjesë e kërkimeve shkencore që janë bërë në spitalin më të mirë në Itali dhe në Evropë,”Humanitas Research Hospital”. Aty ai ka marrë edhe përvojën më të mirë sa i përket shkencës, për të avancuar më tej në vazhdim në këtë fushë.

Në një intervistë të dhënë në Shqipëri, ai deklaron të jetë falënderues ndaj bazave të edukimit në Shqipëri, të cilat i kanë mundësuar atij të rritet profesionalisht.

© 2019, Pozitivi. All rights reserved.