Dasara Karaiskaj: Bëj programin më të bukur radiofonik… ma konfirmojnë dëgjuesit
12/01/2023 Shpërndaje

Dasara Karaiskaj: Bëj programin më të bukur radiofonik… ma konfirmojnë dëgjuesit

Klan Radio prej 2 vitesh tashmë një radio kombëtare. Frekuenca 92.9 MegaHertz është një shoqëruese e përhershme dhe besnike e të gjithë atyre që duan programacionin e mirë, muzikën e zgjedhur dhe energjinë pozitive. Po çfarë sjell Radio Klan për të gjithë dëgjuesit e radios na e zbulon për Pozitivi.org kryeredaktoja e lajmeve të Radio Klan, njëkohësisht drejtuesja e emsionit “Vitamin D” Dasara Karaiskaj.

Dasara i ka fillimet e saj në radio e kështu rikthimi i saj ishte si në shtëpi, aty ku ajo ndihet shumë komode duke qënë prezente tek publiku përmës zërit. Udhëtimet gjithmonë janë më të bukura kur ke mundësinë për dëgjuar muzikë të mirë por jo vetëm dhe programe të larmishme. Në komunikimin e përditshëm të moderatores ajo tashmë ka audiencën e saj besnike që e ndjek.

Për Dasarën radio është dashuria e saj më e madhe, puna që e bën me shumë përkushtim prej 22 vitesh. Po si kanë qënë fillimet për të në radio që tashmë është pjesë e rrugëtimit të saj profesional…?

Mënyra më e mirë për të nisur profesionin e gazetarisë është padyshim të fillosh në radio. Po si çdo profesion ka anët e saj që shpesh janë të panjohura por edhe të vështira. Disa prej tyre i ndan për Pozitivi.org Dasara Karaiskaj.

© 2023, Pozitivi. All rights reserved.