Shqiptarja zgjidhet këshilltare bashkie në Gjermani, zë vendin e vjehrrit
10/02/2018 Shpërndaje

Shqiptarja zgjidhet këshilltare bashkie në Gjermani, zë vendin e vjehrrit

Dr. Rezarta Reimann me origjinë nga Shqipëria është bërë këshilltare bashkie në qytetin Schwabach në Gjermani, në vend të ish-kryetarit njëkohësisht dhe vjehrri i saj Hartwig Reimann, i cili u dorëhoq.

Hartwig ishte dorëhequr që përpara Krishtlindjeve si këshilltar i SPD-së, ndërsa nga e premtja e javës së kaluar këtë pozicion e ka zënë 46 vjeçarja me origjinë shqiptare, e cila është mirëpritur dhe nga kryebashkiaku aktual Matthias Thürauf. “Ne e përshëndesim atë në mesin tone”, mësohet të ketë thënë kryebashkiaku.

Rezarta është lindur dhe rritur në Shqipëri, ndërsa në Gjermani u largua në vitin 1998 për të nisur doktoraturën për biologji në Universitetine Jena-s. Gjatë kësaj periudhe është angazhuar në organizata të ndryshme dhe sot tanimë është anëtare e Asamblesë nga SPD. Edhe pse e punësuar në një organizatë humane gjermane AWO (ArbeiterWohlfahrt) angazhohet vullnetarisht edhe për integrim.

“Integrimi dhe arsimi do të jenë dy prioritetet e mia, por në asnjë mënyrë për njerëzit me prejardhje të huaj por i të gjithë atyre që janë në pozita të vështira. Për mua është një gëzim i madh”, ka thënë Dr. Rezarta Reimann për detyrën e re.

© 2018, Pozitivi. All rights reserved.