Aventurë e pazakontë, 22 vjeçarja shqiptare në Turqi në “valën” e grushtit të shtetit: Lahesha me ujë të ftohtë
02/09/2017 Shpërndaje

Aventurë e pazakontë, 22 vjeçarja shqiptare në Turqi në “valën” e grushtit të shtetit: Lahesha me ujë të ftohtë

Deni Kulla është 22 vjeçe, ka mbaruar për Shkenca Politike në Tiranë, në korrik të vitit të kaluar vendosi të zhduket nga rutina e përditshme për të nisur aventurën në Turqi. Një udhëtim që i ndryshoi jetën, kështu e quan Deni në një rrëfim për pozitivi.org intershipin në Izmit. Me të mbaruar studimet vitin e kaluar, i lindi dëshira për të bërë diçka ndryshe. Dega që mbaroi i pëlqente, por nuk e shihte veten në punë zyre që në atë moshë. “Kështu me lindi ideja për të bërë atë të famshmin botërisht “gap year”, e vendosa ta bëj intershipin nëpërmjet organizatës Aiesec”, tha Deni gjatë inervistës për pozitivi.org.

Grushti i shtetit vitin e kaluar në Turqi ishte një ngjarje që tronditi mbarë opinionin publik. Deni, 22 vjeçarja me karakter shpërthyes, nuk e vuri aspak “ujin në zjarr”, as që e mendoi se çfarë kishte ndodhur. Pak pas grushtit të shtetit, vajza nga Elbasani vendosi të përjetojë eksperiencën më të bukur të jetës së saj, duke shkelur me rradhë mrekullitë e Stambollit, Izmitit nga Xhamia Blu, Kulla e Vajzës, Pazari apo Ura e Bosforit e shumë të tjera.

Aventurën 11 mujore Deni e rrëfen gjatë një interviste për pozitivi.org, që nga marrja e vendimit, entuziazmi i familjarëve, dita e nisjes, mbërritja në Stamboll, udhëtimi drejt Izmitit, larja me ujë të ftohtë, realizimi i ëndrrës së mamasë së saj, e deri tek dashamirësia e turqve për shqiptarët e shumë aventura të tjera. Si studente që ishte, në buxhet të ulët, zgjodhi mjetin më të lirë të transportit: “Autobusin”. Pas 15 orëve rrugë mbërrin në Stamboll, aty ku e priste një shok nga Shqipëria, student në Turqi.

Deni tregon për pozitivi.org se historia e vërtetë fillon pasditen që do nisej për në vendin ku do jetonte për 11 muaj, në Izmit. “Është një qytet i vogël, i shtrirë në kodër buzë detit. Ka rrugë të pjerrëta (si ato nëpër telenovela), te cilat mbulohen nga dëbora në dimër.  Ky qytet ndodhet 1 orë e 30 minuta me autobus larg Stambollit. Po udhëtoja me një djalë turk i cili ishte pjesë e Aiesec në atë qytet. Atë mbrëmje qëndrova në shtëpinë e tij, e cila ndodhej lart në kodër.

Rrugën që të çonte atje e kam shijuar pafund, sepse autobusi jonë kalonte nëpër ca rrugë të ngushta, anash së cilave ndodheshin ca shtëpi karakteristike Turke, me njerëz të veshur plot ngjyra dhe rroba te gjera, aspak si ata nëpër telenovela. Ai djali jetonte me dy shokë të tjerë në një apartment me shumë hapësirë, por pa ujë të ngrohtë dhe gaz për gatim. Imagjinojeni vetë, kalova një fundjavë në një shtëpi ku lahesha me ujë të ftohtë, me duhej më shumë se 30 min për të zbritur në qendër të qytetit, në një shtet të huaj me një djalë që se kisha takuar më parë në jetën time…”, tha Deni ndër të tjera për pozitivi.org.

Deri tani nuk keni lexuar asgjë. Nëpërmjet intervistës së saj do keni mundësinë të njiheni me sjelljen dhe mendimin që kanë turqit për shqiptarët, miqësitë e reja me turkë, arabë, puna e saj me fëmijët e me planet për t’u zhvendosur sërish atje, me pak fjalë një botë komplet tjetër. “Kam njohur plooot njerëz të rinj nga vende të ndryshme. Shoqja ime me e mirë ishte një vajzë nga Kina e quajtur Emma. Kam njohur aq shumë Arabe, saqë arrita në një pikë ku nuk e kuptoja nëse isha në Turqi apo Afrikë. Kam përshtypje shumë të mira për turqit, sepse kanë tendencën të jenë shumë ndihmues edhe nëse nuk kuptojnë anglisht. Ah, po, kjo ka qene sfidë me vete. Ata nuk dinë fare turqisht.

Është eksperienca që t’i kalon çdo ditë edhe kur nuk je duke punuar. Eshtë të humburit nëpër fshatra me autobus, sfida e të mësuarit të një gjuhë të re, të vizitosh vende të reja, të provosh gatime të reja, të pranosh kultura të ndryshme, të respektosh thirrjen në xhami duke ulur muzikën në televizor apo telefon…  Në Turqi alkoli konsumohet në vende të caktuara dhe jo çdo turk e pi. Pasi gjeta grupim tim (me kombësi të përziera) na u bë e zakonshme të thonim: Kush bëhet për një birrë 30 minuta te vendi? 30 minuta kthehej në 3 orë, dhe pastaj përfundonim duke ngrënë çorba ose kokorec në 3 të natës. Ky ka qenë viti më i bukur i jetës time, i cili ndryshoi rrënjësisht mënyrën se si unë e shoh veten dhe botën që më rrethon…”, këto dhe të tjera në intervistën e plotë për pozitivi.org.

Intervista e plotë me Deni Kulla për pozitivi.org:

Pozitivi: Për cfarë ke studjuar dhe ku?

Quhem Deni dhe kam lindur në Elbasan me 17 korrik të vitit 1995. Pra, jam vetem 22 vjeç.
Kam mbaruar bachelor-in për Shkenca Politike në Fakultetin e Shkencave Sociale në Tiranë (viti akademik 2013-2016). Gjatë periudhës së studimeve merresha më shumë me punë vullnetare nëpër organizata të ndryshme dhe çdo ditë që kalonte e ndjeja se doja të bëja një gjë ndryshe. Sigurisht që dega që studioja më pëlqente, por nuk e shihja veten në një punë zyre që në atë moshë. Kisha nevojë për diçka tjetër. Kështu me lindi ideja për të bërë atë të famshmin botërisht “gap year”, para se të filloja studimet master.
E njihja shume mire Aiesec, sepse kisha qene pjesë e organizates më parë, kështu që zgjodha që internshipin tim jashtë ta bëja pikërisht nëpërmjet saj.

Pozitivi: Pse zgjodhe Turqinë?

Pse zgjodha Turqinë? Ka shumë arsye në fakt.
Kjo do ishte hera ime e parë e vetme jashtë Shqipërisë,  sepse gjithmone kisha udhëtuar me të paktën një familjar. (call it however u like, daddy’s or mommy’s girl :p) ndaj dhe nuk doja të isha diku larg nëpër botë (megjithëse, tani që e kujtoj paskam qenë shumë budallaqe, sepse nuk është se se të qenurit në Turqi më bënte që të vija çdo muaj në shtëpi).

Pozitivi: Çfarë dije për Turqinë?
Që ndodhet në Azi dhe shumë pak në Evrope, që aty ndodhet Stambolli, Antalya, Bodrumi dhe me rradhe këto qytetet që jepen nëpër reklama, që është shtet Musliman, dhe që duhej të thoja ” Merhaba” për t’u përshëndetur me të tjerët .

Pozitivi: Kur vendose të shkosh?

Mund të duket çmenduri, por kam vendosur të shkoj në Turqi pas grushtit të shtetit me 15 Korrik të vitit të shkuar. Fatmirësisht famija ime u tregua mirëkuptuese, sepse deri diku e prisnin që do e bëja një gjë të tillë.
Keshtu që filloj aplikimet dhe pranohem. Woëw! Po tani çfarë? Në datë 19 shtator do filloja punën, keshtu që kisha ca kohë per t’u pergatitur. Akoma s’më besohej që do ikja deri ditën që kam filluar të bëj gati valixhet. Takoja miq dhe familjarë, të gjithë ishin shumë të gëzuar për lajmin. Ca kujtonin se wow, do fillojë punë jashtë shtetit kjo. Ik e mos u kthe më, me thonin. Do ikja, po se çfarë do gjeja atje as që e kisha idenë. Nejse, e mblodha mendjen pastaj dhe pasi mora vizën, vendosa të nisem.

Pozitivi: Ma përshkruaj pak udhëtimin tënd?

Dita e nisjes:

Isha në buxhet të ulët kështu që zgjodha mjetin më të lirë të transportit: Autobusin.
Në një bisedë me familjen marr vesh që babi kishte vendosur të më shoqëronte. “Okay, as you wish” i thoja me vete. 15 orë rrugë janë, sikur çfarëëë …
Vjen dita, nisemi. Në autobus kishte shumë studentë, duke qenë se ishte koha për të filluar universiteti. Ata flisnin shumë mirë turqisht (ose ashtu më dukej mua atëherë). Ishin familjarizuar me vendin, njerëzit, kulturën dhe unë që rrija në vendin e fundit në autobus duke pyetur veten “po unë ç’dreqin do bëj atje”?
Kesaj pyetje m’u desh një muaj per t’i dhënë pergjigje…

Zbritja në Stamboll:

Ne Stamboll më priste një shoku im nga Shqipëria, që studion atje. U tregua më se i sjellshëm për të më treguar mua dhe babit tim qytetin. Isha përgjumësh dhe e lodhur, sa që njërit ndër qytetet më të bukura të botës atë ditë i kam parë vetëm pllakat e trotuareve . S’kisha as interesin më të vogël për të parë Xhaminë Blu, Kullën e Vajzës, Pazarin apo Urën e Bosforit që na tregonte shoku im.

Fillimi në qytetin ku do jetonte: U lava me ujë të ftohtë

Historia e vërtetë fillon pasditen e po të njëjtes ditë kur unë udhëtoj për në qytetin ku do jetoja, i quajtur Izmit. Është një qytet i vogël, i shtrirë në kodër buzë detit. Ka rrugë të pjerrëta (si ato nëpër telenovela), te cilat mbulohen nga dëbora në dimër.

Ky qytet ndodhet 1 orë e 30 minuta me autobus larg Stambollit. Kisha bërë kërkime në internet, po s’e kisha shumë idenë çfarë më priste. Po udhëtoja me një djalë turk i cili ishte pjesë e Aiesec në atë qytet. Atë mbrëmje qëndrova në shtëpinë e tij, e cila ndodhej lart në kodër.

Rrugën që të çonte atje e kam shijuar pafund, sepse autobusi jonë kalonte nëpër ca rrugë të ngushta, anash së cilave ndodheshin ca shtëpi karakteristike Turke, me njerëz të veshur plot ngjyra dhe rroba te gjera, aspak si ata nëpër telenovela.

Ai djali jetonte me dy shokë të tjerë në një apartment me shumë hapësirë, por pa ujë të ngrohtë dhe gaz për gatim. Imagjinojeni vetë, kalova një fundjavë në një shtëpi ku lahesha me ujë të ftohtë, më duhej më shumë se 30 min për të zbritur në qendër të qytetit, në një shtet të huaj me një djalë që se kisha takuar më parë në jetën time.

Më në fund, ditën që fillova punë u zhvendosa në shtëpinë ku do jetoja për plot 10 muaj. Një shtëpi e mbledhur, me një ballkon të madh me pamje nga deti. Jetoja me dy vajza Turke të cilat nuk flsinin shumë mirë anglisht.

Pozitivi: Cila ishte puna jote atje?

Puna ime ishte në një kopësht privat, me i miri në zonën ku jetoja. Punoja me një vajzë kineze dhe një egjiptiane. Unë kisha vetëm fëmijët në klasë parapërgatitore për klasën e parë. Ishte punë sfiduese, sepse punonim me orar të plotë, duhej të flsinim vetëm anglisht në një mjedis ku të gjithë flsinin turqisht. Keshtu u detyrova që të paktën ta kuptoja turqishten, e pastaj të filloja të flisja (edhe pse sigurisht që jo shumë rrjedhshëm).

Pozitivi: Çfarë të lidh me fëmijët?

Më dukej sikur me këtë punë po realizoja ëndrrën e mamit e cila gjithnjë ka dashur të bëhej edukatore. Fëmijët janë të mrekulleshëm. Arrijnë si me magji të heqin çdo lodhje nga ty. U lidha shumë me ta. Kam qarë kur jam përshëndetur me disa fëmijë. Nuk kishte kënaqësi më të madhe sesa kur shikoja që ata arrinin të komunikonin anglisht me ty, arrinin të shprehnin atë çka kishin në mendje edhe pse në një gjuhë ndryshe nga ajo e tyrja. Kam patur fatin të marr pjesë në trajnime dhe konferenca në lidhje me mesimdhënien, ku kam mësuar shumë dhe kam njohur plot njerëz të rëndësishëm botërisht në këtë fushë.

Pozitivi: Sa kohë qëndrove?

Punova plot 11 muaj atje dhe jam përshëndetur plot dashamirësi me drejtuesit e kopështit. Tani kemi mbetur miq, edhe pse deri para një jave më kërkuan që të punoja prap për ta…

Pozitivi: Zure miq të rinj?

Kam njohur plooot njerez të rinj nga vende të ndryshme. Shoqja ime me e mirë ishte një vajzë nga Kina e quajtur Emma. Kemi ndarë  pothuajse çdo gjë bashkë, të mirë ose të keqe. Për çdo udhëtim që bënim rregulloheshim me lekët e njëra tjetrës. Ajo e dashuronte fotografinë keshtu që pergjatë kësaj ekseprience kam patur gjithnjë me vete një fotografe profesioniste. U lidha shumë me të. Tani ajo ndodhet ne Angli dhe po planifikojmë udhëtimin e radhës për t’u takuar bashkë pas disa muajsh. Kam njohur aq shumë Arabe, saqë arrita në një pike ku nuk e kuptoja nëse isha në Turqi apo Afrikë kur dilnim të gjithë bashkë. Kam përshtypje shumë të mira për turqit, sepse kanë tendencën të jenë shumë ndihmues edhe nëse nuk kuptojnë anglisht. Ah, po, kjo ka qene sfidë me vete. Ata nuk dinë fare turqisht.

Ky ka qenë viti më i bukur i jetës time, i cili ndryshoi rrënjësisht mënyrën se si unë e shoh veten dhe botën që më rrethon. Jam bërë njeri me e qetë, më fleksibël, më pranuese. Më është dashur të shoqërohem me njerëz të feve dhe kulturave të ndryshme. Biseda që kam bërë më shpesh ka qenë ajo e gjuhëve, ku gjithnjë dilnim në perfundimin se turqishtja ka marrë  nga arabishtja dhe ne shqiptarët kemi marrë nga turqit… Kam udhëtuar me orë për të takuar miq, apo për të vizituar një qytet të ri. Unë nuk e ha mishin, ndaj edhe nuk kam eksperimentuar shumë me gatimet, por di të them që Turqia ka shumë gatime të shijshme.

Pozitivi: Çfarë kuptove nga ky udhëtim?

Kuptova që s’duhet të udhëtoja kurrë me një grup me më shumë se 4 vetë. Ndryshe do lindë një lufte për të vendosur se ku do shkojmë.
Gjithmonë më quanin si mami grupit me maninë time për të patur çdo gjë nën kontroll, për t’u tërhequr vëmëndjen të tjerëve sa herë bënin ndonjëe gjë gabim… Po, ndonjëherë më thërrisnin “hey OCD” . Iu kam shkaktuar të gjithëve plot probleme në darkat që organizonim bashkë, ku u duhej të gatunin diçka pa mish për mua.
Siç thonë edhe turqit: WHATS can i do sometimes?

Pozitivi: Çfarë të la më shumë mbresë në Turqi?

Në Turqi më ka pelqyer rregulli dhe organizimi. Edhe pse nëpër lajme flitej për bomba dhe sulme terroriste, kjo nuk ndjehej fare në jetën e përditshme. Jetonim shumë qetë dhe normalisht. Ne fillim familja shqetësohej, pastaj u mësuan. Turqia tani është si një vend i dytë për mua. Kam plot miq atje, të huaj dhe shqiptarë. Ndjehem si në shtëpi. Nëse më merr malli të flas shqip kam plot të rinj fantastikë shqiptare që më bëjnë të ndjehem sikur jam në një kafe në Shqipëri. Janë gjithë kohës të gatshëm për të të ndihmuar sa herë ke nevojë, një familje e dytë.

Ne Turqi alkoli konsumohet në vende të caktuara dhe jo cdo turk pi. Pasi gjeta grupim tim (me kombësi të përziera) na u bë e zakonshme të thonim: Kush bëhet për një birrë 30 minuta te vendi? 30 minuta kthehej në 3 orë, dhe pastaj përfundonim duke ngrënë çorba ose kokorec në 3 të natës bashkë me punëtorët që mbaronin punën në atë orë. Turqit i duan shumë shqiptarët, të paktën mua më donin shumë. Shpesh me bënin ulje pasi merrnin vesh qe isha shqiptare dhe që mundohesha të flsija turqisht. Po mendoj të kthehem përsëri atje për master, por akoma s’e di çfarë dua të studioj. Një gjë e di, jo me politike.

Pozitivi: A do doje ta lije Shqipërinë për të jetuar atje?

Internshipi jashtë shtetit nuk është vetëm puna në një vend të huaj. Është gjithçka tjetër. Eshtë eksperienca që t’i kalon çdo ditë edhe kur nuk je duke punuar. Eshte të humburit nëpër fshatra me autobus, sfida e të mësuarit të një gjuhe të re, të vizitosh vende të reja, të provosh gatime të reja, të pranosh kultura të ndryshme, të respektosh thirrjen në xhami duke ulur muzikën në televizor apo telefon, të mësosh të jetosh vetëm dhe të jesh përgjegjëse për veten tënde pa kërkuar ndihmë nga prindërit.

Ta djallosësh dhe të thuash “Po unë çdua këtu” edhe prap të shkosh të nesërmen në punë, të shohësh fytyrat e fëmijëve që duan vetëm të të puthin dhe përqafojnë. Të heqësh dorë nga mendimet negative dhe ta lësh jetën të ecë e lirë, sepse vetëm kështu të vijne gjërat e bukura. Dhe unë perjetova plot gjëra te tilla. Një vit më vonë ndjehem e lumtur dhe e plotësuar. Kjo ishte gjëja më e bukur që kam bërë në jetën time.

Turqit i duan shumë shqiptarët, të paktën mua më donin shumë. Shpesh me bënin ulje pasi merrnin vesh qe isha shqiptare dhe që mundohesha të flsija turqisht. Po mendoj të kthehem përsëri atje për master, por akoma s’e di çfarë dua të studioj. Një gjë e di, jo me politikë.

 

© 2017, Pozitivi. All rights reserved.