Shqiptarja pranë uraganit “Irma” në Florida: Shteti dha alarm, unë s’e braktisa shtëpinë
15/09/2017 Shpërndaje

Shqiptarja pranë uraganit “Irma” në Florida: Shteti dha alarm, unë s’e braktisa shtëpinë

47 vjeçarja shqiptare, Morie Çerno e cila jeton prej 13 vitesh në SHBA me familje tregon si e ka përballuar uraganin “Irma”. Sulmet e para të shoqëruara me reshje të fuqishme nga uragani “Irma”, kanë mbërritur në bregdetin e Floridas, më pas në Kuba duke goditur ishullin.

Situata ka qenë tepër e trazuar nga uragani i fortë që po përhapej në SHBA. Mijëra familje janë evakuuar, mijëra të tjera janë urdhëruar nga shteti të shkojnë në vende të sigurta. Një ndër këto familje që i është bërë thirrje të largohet në një qytet të sigurtë ka qenë familja shqiptare Çerno, e cila jeton prej 13 vitesh në jug të Foridas, shkruan pozitivi.

Morie Çerno kryefamiljarja tregon në një intervistë për pozitivi se kundërshtuan thirrjen e shtetit për t’u larguar, rrezikuan dhe veten për të mos braktisur shtëpinë dhe mundin  ekëtyre viteve. Fatmirësisht uragani nuk kishte mbërritur në jug të Floridas megjithëse rreziku ishte shumë pranë. Familja shqiptare vendosi të rezistojë për të mos brakstisur shtëpinë dhe dyqanin për të cilin kanë punuar vite të tëra.

“Jo nuk e menduam të largoheshim përderisa uragani nuk kishte ardhur ende tek ne. Frikë kishim se mund të na zinte e të shkaktonte ndonjë dëm në njerëz, por nuk kishim guxim as të largoheshim. Shteti na dha alarmin që ditën e premte të datës 8.09. 2017 që të largoheshim por nuk mund ta bëja një gjë të tillë, s’mund ta braktisja shtëpinë dhe dyqanin, pasi kam investuar vite në to. Shteti nguli këmbë për 1 javë duke na thënë të largoheshim”, tha 47 vjeçarja për pozitivi.

Urdhërat për evakuim iu dhanë kundrejt 6,2 milionë banorëve, më shumë se çereku i popullsisë së këtij shteti amerikan. Familja shqiptare ka shpëtuar mrekullisht pa pësuar asnjë dëmtim, madje Çerno tha setashmë nuk ka më asnjë rrezik. Të gjithë banorët po rikthehen me shpresë se mund të gjejnë diçcka të padëmtuar në banesë, kështu dhe familja shqiptare po i kthehet rutinës normale pa pasur frikë.

Intervista ekskluzive me Morie Çerno për pozitivi:

Pozitivi: Në çfarë vendi jetoni?

Florida në jug.

Pozitivi: Çfarë rreziku u kanosej nga uragani?

Në fakt rrezikun nuk mund ta merrnim me mend sepse nëse uragani do kthetej dhe nga ne s’e di ç’do bënim. Ne mund të na shkatërrohej banesa dhe dyqani, materialet e shtëpisë madje dhe vetë shtëpia. Do ishte një situate e tmerrshme siç u bë në Miami dhe zonat e tjera.

Pozitivi: U larguat nga banesat?

Jo nuk e menduam të largoheshim përderisa uragani nuk kishte ardhur ende tek ne. Frikë kishim se mund të na zinte e të shkaktonte ndonjë dëm në njerëz, por nuk kishim guxim as të largoheshim. Shteti na dha alarmin që ditën e premte të datës 8.09. 2017 që të largoheshim por nuk mund ta bëja një gjë të tillë, s’mund ta braktisja shtëpinë dhe dyqanin, pasi kam investuar vite në to. Shteti nguli këmbë për 1 javë duke na thënë të largoheshim.

Pozitivi: Menduat të largoheshit në momentin që patë se uragani mund të merrte përmasa të mëdha?

E menduam qe nëse do ndodhte diçka e tillë detyrimisht do largoheshim, por po prisnim. Edhe shteti na kishte ofruar strehim në disa shkolla dhe tunele. Pritëm dhe fati ishte me ne.

Pozitivi: Çfarë iu pengoi të mos largoheshit?

Kam menduar më shumë për shtëpinë dhe dyqanin që kisha blerë, ndaj vendosa të mos largohem edhe pse ankthi na kishte pushtuar çdo ditë. Fatmirësisht nuk u dëmtua asgjë, sepse urgani u ndërpre dhe nuk  arriti të vijë derit ek ne.

Pozitivi: Ma përshkruaj pak gjendjen e qytetit dhe banorëve gjatë ditëve kur uragani ishte i fortë?

Florida është përmbytur dhe shkatërruar e gjitha. njerëzit të lënduar, më shumë e dhimbshme ka qenë përmbytja dhe shkatërrimi i çdo gjëje. Njerëzit tashmë kanë filluar të kthehen përsëri për të parë nëse u ka shpëtuar ndonjë gjë nga uragani. E rëndësishme është që tashmë gjendja të normalizohet dhe ne t’i kthehemi jetesës normale.

Pozitivi: Çfarë masash sigurie u morën nga shteti për parandalimin e incidenteve në zonën e uraganit?

Mbyllje të shkollave, shërbime emergjente, paralajmërime për të shkuar në ndonjë qytet tjetër të paprekur nga uragani “Irma”, dhe sigurimin e vendeve të sigurta e te tjera.

Pozitivi: Sa vite keni që jetoni në SHBA?

Kam 13 vjet që jetoj në SHBA.

Pozitivi: Ka pasur raste të tjera të ngjashme?

Po ka pasur vjet një rast të tillë, jo kaq të fortë dhe të frikshëm pasi fuqia e uraganit kur erdhi në Florida ra.

Pozitivi: I kanoset ende rrezik vendit?

Jo tashmë që uragani është larguar nuk ka asnjë rrezik, furtuna e madhe kaloi.

 

 

© 2017, Pozitivi. All rights reserved.