Shqiptari mahnit amerikanët në SHBA, hidhet në ujë të ftohtë për të ndihmuar një çift
28/05/2019 Shpërndaje

Shqiptari mahnit amerikanët në SHBA, hidhet në ujë të ftohtë për të ndihmuar një çift

Esheref Haxhiu ka treguar shembullin e një qytetari me vlera teksa ka ndihmuar një çift amerikan në SHBA. Ndërsa ka qenë duke ecur me biçikletë ka ndaluar pasi një çifti të cilët kishin me vete një foshnjë, u ka rënë portofoli në ujë. Haxhiu është hedhur në 6 metra thellësi në ujë për të kapur kuletën.

Eshrefi është me origjinë nga Rahoveci i Kosovës. Aktualisht që po kryen studimet PhD në Poloni. Por për momentin gjendet për një punë sezonale në SHBA, dhe rastësisht është bërë pjesë e kësaj ngjarje duke u lënë përshtypje shumë të mira amerikanëve.

“Sot, ndërsa kisha dalë me fëmijët e mi, pashë një familje me një bebe të vogël, të cilëve aksidentalisht u ra kuleta anash skelave”, fillon postimi i Nancy Gorman Arsenault në Facebook.

“Brenda pak sekondash, një kalimtar rasti me biçikletë u ndal, e la anash kafenë e tij, telefonin dhe me të brendshme, pa u menduar dy herë, u hodh në thellësi 6 metra për ta kapur kuletën. Ai notoi në ujë të ftohtë, e gjeti kuletën dhe ua hodhi çiftit. Ai i refuzoi paratë që çifti i ofroi dhe i dha bebes së tyre ato para.

Një nga ne bisedoi me të dhe zbuloi se ai është nga Kosova, student i PhD në Poloni, që ka ardhur këtu për vetëm një muaj. Shumë interesante dhe fëmijëve e nënës kjo u la përshtypje të madhe.Andaj, ju prezantojmë me mikun tonë të ri, Esheref Haxhiu!”, thotë Nancy.

Siç shihet dhe nga fotot, të shumtë kanë qenë të rinjtë amerikanë që kanë shkuar pranë tij për të bërë fotografi dhe për ta përgëzuar për gjestin fisnik që ka bërë.

© 2019, Pozitivi. All rights reserved.