Shqiptari dhuron bukë falas për të varfërit
25/05/2018 Shpërndaje

Shqiptari dhuron bukë falas për të varfërit

Sabit Bardhi një besimtar mysliman ka bërë një gjest human në këtë muaj të shenjtë të Ramazanit. Bardhi  shkruan në një postim në facebook  se ka vendosur të japë bukë falas për të gjithë ata që nuk kanë mundësi ekonomike të blejnë. Thirrja e tij për të gjithë nevojtarët vlen kryesisht gjatë muajit të Ramazanit dhe më tej.

“Bukë falas për ata që s’kanë mundësi të paguajnë”, ka shkruar në facebook Bradhi, postim i cili  është bërë menjëherë viral duke u  shpërndarë nga të gjithë agjëruesit. Akte të tilla janë obligim për besimtarët që të ndihmojnë sipas mundësive të varfërit, sidomos gjatë muajit të Ramazanit.

“Nëse ndihmon t‘ua përkujtosh njerëzve këtë artikull, duke qenë gjallë, do të gjejsh shpërblimin e saj në peshoren tënde Ditën e Kijametit. Allahu thotë:” Përkujto se vërtet përkujtimi u sjell dobi besimtarve”, shkruan me tej Bardhi.

 

 

© 2018, Pozitivi. All rights reserved.