Shqiptarët ndër popujt më aktiv në botë, “flet” studimi
02/09/2017 Shpërndaje

Shqiptarët ndër popujt më aktiv në botë, “flet” studimi

Shqiptarët janë një popull mjaft aktiv të cilët lëvizin shumë krahasuar me disa vende të rajonit. Sipas një studimi të publikuar së fundmi në Universitetin e Stanfordit, harta tregon se shqiptarët lëvizin më shumë me këmbë se popujt e vendeve të tjera të Ballanit. Studimi është realizuar duke përdorur smartphone-t, për të gjurmuar aktivitetin dhe analizuar sjelljen e 717 mijë burra e grave më 111 shtete, hapat e të cilëve u studiuan për më shumë se 95 ditë.

Sipas të dhënave të publikuara prej studimit të Stanfordit, “shqiptarët bëjnë mesatarisht në ditë nga 5500 deri në 6000 hapa”. Mali i ZI, Kosova dhe Serbia përllogaritet se kryejnë rreth 4500-5000 hapa në ditë. Ndërsa grekët janë në intervalin e 4000-4500 hapave në ditë, duke qëndruar poshtë shqiptarëve, kosovarëve, serbëve, e maqedonasve të cilët përshkojnë intervalin e 5000-5500 hapave.

Mësohet se në studimin e Stanfordit, kërkuesit përdorën smartphone-t për të gjurmuar nivelin e aktivitetit të mijëra njerëzve në mbarë globin. Ndër qytetarët më aktive të cilët bëjnë rreth 6,880 hapa në ditë renditet Hong Kongu. Pas nuk mbeten as britanikët, ata janë më aktivët krahasuar me fqinjët e tyre, me një mesatare prej 5444 hapa në ditë, të barabarta me 5 kilometra. Të fundit dhe më dembelët në botë sipas studimit janë indonezianët.

Krahasuar me qytetarët e shteteve të tjera, ata renditen të fundit me një mesatare prej 3513 hapa në ditë. Ky numër është tepër i ulët krahasuar me mesataren botërore, që është 5000 hapa në ditë. Shqiptarët qëndrojnë afër mesatares botërore, madje më aktiv në lëvizjen me këmbë se mesatarja.

© 2017, Pozitivi. All rights reserved.