Shoferi i autobusit të shkollës me COVID, e zëvendëson kryebashkiaku
Një histori e pa zakontë por shumë e bukur. Pas infektimit me COVID të shoferit të autobusit të shkollës në rajonin Leçe të Italisë, kryebashkiaku i qytezës Kanole me 1600 banorë ka vendosur ta zëvendësojë duke i ofruar 32 nxënësve të shkollës së mesme një shërbim falas. Leandro Rubiki, 48 vjecc, prej 10 ditësh ccdo mëngjes, drejton autobusin e verdhë të shkollës për të shoqëruar 32 nxënës gjimnazi.
6 kilometra rrugë të cilat kryebashkiaku i përshkon katër herë në ditë për të mbuluar turnet ditore dhe ato të pasdites. I pyetur nga mediat ai përgjigjet se e bën me shumë kënaqsi dhe jo vetëm për të kursyer.
Nxënësit janë ndarë në dy grupe: në 7 e 30 të mëngjesit ai ndez autobusin dhe niset për udhëtimin e parë. Ndërsa i fundit është në 14. Shërbimi ofrohet falas nga kryebashkiaku.
Këtë vendim ai e mori pasi shoferi i autobusit rezultoi me Kovid, dhe premtoi se do të vazhdojë të shoqërojë falas nxënësit apo fëmijët e tjerë në kampe verore për sa kohë të duhet.
© 2022, Pozitivi. All rights reserved.
