Shkenca praktike e emocioneve shëruese
15/03/2018 Shpërndaje

Shkenca praktike e emocioneve shëruese

Këshilla praktike nga një folës i angazhuar dhe PhD i cili do t’ju ndihmojë të merreni me keqardhjen, vetminë, fajin, dhe vetëbesimin e ulët. “Duke përdorur fuqinë e emocioneve dhe psikologjisë mund të çoni përpara nevojat dhe lumturinë tuaj”.

Sipas Guy Winch kur është fjala për një lëndim fizik, si një prerje apo një gjë e thyer, ne e dimë saktësisht se çfarë duhet të bëjmë. Ne dimë ta bëjmë dallimin mes diçkaje që mund ta trajtojmë, ose diçka që ka nevojë ta trajtojë një mjek. Ne jemi kaq të sofistikuar kur është fjala për lëndime psikologjike, jemi në ‘injorancë’, nuk jemi të vetëdijshëm se si dhe kur jemi të lënduar dhe çfarë mund të bëjmë për këtë. Nuk i trajtojmë apo menaxhojmë problemet.

Çfarë duhet të bëni për vetëbesim të ulët? Winch thotë se pohimet pozitive nuk do t’ju ndihmojnë nëse nuk i besoni vetë. Nëse përdorni pohime të përgjithshme, ato mund t’i bëjnë gjërat më keq, sepse nuk besoni se janë të vërteta. Në vend të kësaj, bëni një listë të cilësive tuaja të mira që ju e dini se janë të vërteta: Unë jam përkrahës, dëgjues i mirë, paqësor ose reflektoj gëzim etj.

“Ndjenjat e refuzimit janë shumë të zakonshme, (megjithatë) kemi këtë ide stoike rreth ndjenjave, që ne nuk duhet t’i kemi ato. Përfundimi më mbresëlënës i studimeve të shumta hulumtuese të bëra për mospranimin dhe pse dhemb shumë, është bërë duke përdorur makina MRI dhe njerëz që sapo kanë përjetuar ndërprerje emocionale në marrëdhëniet e tyre. Termi “ndjenja të lënduara” është i njëjtë në pothuajse çdo gjuhë rreth globit, sepse me të vërtetë, me të vërtetë dhemb”.

Dr Guy Winch është një psikolog i licencuar, folës, autor i “Ndihmës së Parë Emocionale”, një udhëzues për shërim nga dëmtimet emocionale. Pasi kaloi vitet e rinisë dhe karrierën atletike duke luftuar me mirëqenien emocionale, një dëmtim e la Lewis Howes pa një identitet dhe pa asnjë punë. Sidoqoftë, në vend që të zhytej me vetë-keqardhje, Howes rikrijoi veten si një folës motivues, autor bestselling dhe podcast host. Ish futbollisti tani kalon ditët e tij duke biseduar me ikonat më frymëzuese të këtij brezi në podcastin e Shkollës së Madhësisë.

Howes është autori i librit më të mirë të Neë York Times “Shkolla e Madhështisë”: një koleksion i hollësishëm i mësimeve dhe urtësisë që ka mbledhur nga intervistimi i qindra modeleve dhe mendimtarëve më të mëdhenj në botë.

© 2018, Pozitivi. All rights reserved.