Pushimet luks apo sakrificë për shqiptarët!
Problemi më i madh që i kufizon disa shqiptarë dhe të huaj të zgjedhin destinacionin e preferuar për të kaluar pushimet verore janë shpenzimet. Disa zgjedhin vende të lira, disa nuk bëjnë fare nga pamundësia, ndërsa të tjerë shkojnë në vende luksi. Sipas INSAT në vitin 2015 shqiptarët kanë shpenzuar rreth 45 milion euro për pushime brenda dhe jashtë vendit.
Shifra është llogaritur duke u bazuar në buxhetin e familjeve. Bazuar mbi të dhënat zyrtare aktualisht në Shqipëri jetojnë mbi 750 mijë familje. Kjo, sipas INSTAT-it do të thotë që mesatarisht një familje shpenzon vetëm 8.100 lekë në vit për të pushuar.
Në një prononcim për pozitivi.org një familje shqiptare me 8 persona tregon se këtë vit ka shpenzuar gati 1 milion lekë për pushime. Familja nga Tirana ka zgjedhur për të kaluar pushimet tek Shkëmbi i Kavajës. Koha e pushimeve ka qenë 10 ditë, në një shtëpi me 3 dhoma. “Shpenzimet për produktet ushqimore nuk janë kufizuar, ndërsa drekat dhe darka jashtë plazhit nuk janë frekuentuar fare”, shprehet pushuesi.
Gatimi është bërë më së shumti në shtëpinë e pushimit. Pushimet në një zonë jo të shtrenjtë në Shqipëri për 8-9 persona kanë arritur të shkojnë tek 1 milionshi. Gajtë prononcimit për pozitivi.org pjestari i kësaj familje, rrëfen se pushimet që kaloi nuk mund të quhen pushime luksi edhe pse shpenzoi goxha të holla. Ai shprehet se është përpjekur vazhdimisht të kursejë kur bëhet fjalë për shërbime luksi por edhe gjëra të përditshme.
“Dëshira për të pushuar është e madhe por kushtet mungojnë , shpenzimet janë të mëdha”, kështu shprehet kryefamiljari i kësaj familjeje që ka zgjedhur destinacion Shqipërinë. “Shkëmbi i Kavajës ishte mundësia që mund të përballonim këtë verë”. Po të bëjmë një krahasim të pushimeve të vendasve tanë me ato të vendeve të zhvilluara, shpenzimet e shqiptarëve janë gati të papërfillshme.
Në Amerikë, një familje mesatare shpenzon mesatarisht 2.500 dollarë në vit për pushime. Familja shqiptare me 8-9 persona ka shpenzuar shumë më pak. Siç duket në vendin tonë kjo shifër rezulton 30 herë më e ulët se në Perëndim. Pushimet për një pjesë të madhe të shqiptarëve janë luks por ka dhe nga ata që preferojnë vende luksoze, jashtë apo brenda Shqipërisë. Ekziston dhe një tjetër kategori për të cilët pushimet mbeten një ëndërr në sirtar.
Pushimet janë luks edhe për familje në vende të zhvilluara evropiane. Siaps Institutit Europian të Statistikave një në 3 familje europiane e ka të pamundur të përballojë një javë pushime larg shtëpisë. Problemi “pushmet janë luks” nuk përfshin vetëm shqiptarët por edhe vende tjera Perëndimore.

© 2017, Pozitivi. All rights reserved.
