Shfrytëzojeni kohën me mençuri! Mos i humbisni, shikoni ç’ju pret këtë javë në Tiranë
05/09/2017 Shpërndaje

Shfrytëzojeni kohën me mençuri! Mos i humbisni, shikoni ç’ju pret këtë javë në Tiranë

Shfrytëzojeni këtë javë, shpenzojini orët e lira me mençuri duke ndjekur një nga aktivitetet e mëposhtme që zhvillohet në Tiranë. Drama shqipe, filma, workshope, e shfaqje të ndryshme do të zhvillohen përgjatë kësaj jave në Tiranë. Në vend të rrini kot ose të kaloni kohë në kafene shpenzojini mundësitë për të përfituar njohuri mbi gjëra të reja pse jo për t’u argëtuar e shkëputur nga rutina e përditshme.

Më poshtë do te keni oraret dhe të dhënat e duhura për disa nga aktivitetet ku do të keni mundësi të shkoni në një nga ditët e javës.

Sot:  “Deep Learning me Python”

Vazhdon eventi, për projektin “Fedora Loves Python” dhe “Machine Learning në Python”.  Aktiviteti do të zhvillohet tek Open Labs Hackerspace, rr. Pjeter Budi Tiranë këtë të martë, më 05.09.2017 ora 19:30.  Për të njohur aplikacionet Deep Learning në gjuhën Python, nëpërmjet të ftuarit Erion Çano mund të merrni pjesë falas.

Sot: Art-Mishërim-Mrëmje Poetike

ART-mishërim është një kuti me formë të paekulibruar. Një gjendje pa emër, shkrirje e plotë e reflektimeve për të shkuarën, palëvizshmërinë, qetësinë e së tashmes dhe mendimet krijuese për të ardhmen. Mbrëmja do të zhvillohet të martë në orën 20:00 – 23:55 pranë Liceut në Tiranë, në Destil Hostel Albania.

E mërkurë: Epitech Albanian open days

Të apasionuarit pas Informatikës,  kanë mundësinë të jenë të pranishëm në Ditët e Hapura të Epitech Albania. Eventi do të zhvillohet mërkurën më 6 shtator nga ora 10 deri në orën 17 Epitech Albania mirëpret prindërit dhe studentët në kuadër të ditëve të saj të hapura. Programi do të zhvillohet të mërkurën në orën 10:00 – 17:00 tek Tirana Business Park Rinas.

E enjte-e diel: Hardh festë 2017

Hardh Fest 2017 ka si qëllim vjeljen e rrushit, për të promovuar zonën e Rahovecit, Vertarisë, Rakisë, trashëgimisë shpirtërore dhe kulturore si dhe turizmin rural në Kosovë. Gjithashtu, Hardh Fest, për qëllim ka të ruaj traditat dhe zakonet e lidhura me vreshtarin… Hardh fst do të zhvillohet të enjte në orën 09:00-10 dhe të dielën në orën 21:00 në Rahovec.

E enjte-e shtunë: Film

Do të transmetohet filmi “The soon of bigfoot” në orën 20:30, ndërsa të premten në orën 23:00, në Cineplexx Albania tek TEG (Tirana East Gate). Në qytetin imagjinar Derry, shtatë miq do të përballen me atë ç’ka merr formën e një kllouni të ligë me shenjester…

Të enjten: Film

Të enjten në orën 20:30 – 15 dhe të premten në orën 23:00 do të jetet filmi “IT” tek Cineplexx Albania në TEG (Tirana East Gate).

Të enjte-të premte: Amerikan Made

Amerikan Made, një film mjaft i bukur, ku bëhet fjalë për një pilot që zbret në tokë për të punuar për CIA-n, si një kontrabandist droge në jug, gjatë vitit 1980.  Filmi do të jepet të enjten në orën 20:30 – 15 ndërsa të premten në orën 23:00 tek Cineplexx Albania në TEG (Tirana East Gate).

Të premte-të shtunë: Solomun in Tirana

Solomun in Tirana do të jetë  një event që do të organizohet me një nga DJ më të mirë me famë ndërkombëtare, Solomun. Eventi do të jetë të premten në orën 22:00 – 9 e të shtunën në orën 03:00, tek Universiteti i Arteve. Hyrja në këtë event do të kushtojë 2000 Lek.

Të shtunë- të dielë: Pseudoperformancë nga Roland Saro

Një performancë që do të mishërojë disa nga figurat më të rëndësishme të artit në historinë botërore. NARÇIZI do të performohet nga Roland Saro, duke jetësuar disa nga figurat e pavdekshme të artit si: Viktor Hygo, Roberto Benigni, Çarli Çaplin, Lasgush Poradeci, Mitrush kuteli, Rudyard Kipling, Osho.

Konsulent regjie&dramaturgjie në këtë performancë që do të jepet të shtunë në orën 20:00 deri të dielën e datës 17 në orën 22:00, tek Teatri Kombetar Eksperimental “Kujtim Spahivogli” do të jetë Drini Ajdinlli.

 

© 2017, Pozitivi. All rights reserved.