Shënon gol, lojtari i Kombëtares dedikim për vendin tonë: Për ty, Nëna Shqipëri!
29/11/2019 Shpërndaje

Shënon gol, lojtari i Kombëtares dedikim për vendin tonë: Për ty, Nëna Shqipëri!

“Për ty Nëna Shqipëri”, ky është dedikimi i bërë në rrjete sociale nga Ish-lojtari i Partizanit Ylber Ramadani i cili mbrëmjen e djeshme ka shënuar një gol fantastik, në kampionatin danez me ekipin e tij Vejle Boldklub, të cilin ia ka dedidkuar Shqipërisë në mbështetje të ditëve të vështira që po kalon pas tërmetit të 26 nëntorit.

Viborg kryesonte 2-0 dhe predha e Ramadanit në minutën e 29-të ka ngushtuar shifrat dhe ka lejuar kryesuesit të fitojnë duelin me ndjekësit më të afërt, për t’u shkëputur tashmë në +5 pikë dhe për të ëndërruar sërish ngjithen në kategorinë e më të mirëve.

Goli i Ylberit i ka lejuar ekipit të tij të nisë përmbysjen e rezultatit ndaj Viborgut në fushën e këtij të fundit. Gëzimin e këtij goli ai e ka shprehur në rrjete sociale duke ia dedikur Shqipërisë.

View this post on Instagram

For#you#my#Mother#albania????

A post shared by Ylber Ramadani #1️⃣6️⃣#???? (@ylber_ramadani16) on Nov 28, 2019 at 1:19pm PST

© 2019, Pozitivi. All rights reserved.