SËMUNDJET KRONIKE. STUDIMET E FUNDIT, ULJA E MOSHËS SË TË PREKURVE NGA STRESI DHE PAGJUMËSIA
Sëmundjet kronike po ulin kufirin e moshës në të gjithë botën. Një studim i ri britanik tregon se sëmundjet kronike tashmë kanë prekur në masë pacientët në moshë 50 vjeç dhe mbi moshë 50 vjeç. Referuar një studimi të fundit, arsyet janë të lidhur ngushtësisht me faktor stresin dhe mungesën e gjumit.
Sipas studimit, nëse një person në këtë moshë fle shumë pak, ai rrezikon të preket nga sëmundjet kronike më shumë se bashkëmoshatarët e tyre që flenë gjumë të rehatshëm gjatë gjithë natës.
Çdo vit në të gjithë globin, 15 milionë njerëz vdesin para moshës 70 vjeç dhe më të përhapura në sëmundjet kronike janë ato kardiovaskulare, sëmundjet kancerogjene, diabeti dhe mbipesha.
Për sa i takon Shqipërisë, Banka Botërore në raportin e fundit evidenton se 93.1% e shqiptarëve janë të rriskuar nga këto sëmundje, një shifër e lartë vihet re në të gjithë rajonin. Serbia ka 94.6 %, Maqedonia 95.3%, Maqedonia 95%, Bosnja e Hercegovina 94.5%
Në Greqi preken 86.2% e popullsisë. Sëmundjet kronike dhe jo të transmetueshme janë bërë një shqetësim në rritje në të gjitha vendet, pavarësisht nivelit të ardhurave.
Nëse deri më tani, shkaqet dhe arsyet që i atribuohen sëmundjeve të tilla lidhen me stresin, ndryshimit të mënyrën së të ushqyerit, jeta sedentare, faktori gjenetik, shkencëtarët po e lidhin rritjen e numrit të pacientëve me sëmundje kronike për shkak edhe të uljes së normës së gjumit dhe rritjes së nivelit të stresit.
Eksperimentet shkencore treguan se njerëzit që flinin pesë orë ose më pak gjatë natës përballeshin me një rrezik 30% më të lartë që të zhvillonin sëmundje të shumta kronike me kalimin e kohës sesa ata që flinin të paktën shtatë orë në natë. Në moshën 60 vjeç, rreziku për sëmundje kronike arrinte në 32%, dhe në 70 vjeç, ishte një rrezik 40% më i madh.
Sëmundjet kronike që lidhen ngushtësisht me pushimin e paktët gjatë natës nëpërmjet gjumit lidhen me diabetin, kancerin, sëmundjet koronare të zemrës, goditjen në tru, dështimin e zemrës, sëmundjen kronike obstruktive pulmonare, sëmundjet kronike të veshkave, sëmundjet e mëlçisë, depresionin, çrregullimet mendore, parkinsonin dhe artritin.
Studime të tjera kanë treguar se të rriturit që nuk flenë mjaftueshëm – rreth shtatë deri në nëntë orë në natë – kanë një shans më të madh për të zhvilluar sëmundje kronike që përfshijnë gjithashtu obezitetin dhe presionin e lartë të gjakut, sipas Qendrave të SHBA për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve.
Në këto kushte e rëndësishme është ndjekja në mënyrë rigoroze e vizitave periodike tek mjeku i familjes.
Një kapje në kohë e sëmundjeve, sipas mjekëve, do të thotë një jetë e shpëtuar.
“Ky projekt/aktivitet organizohet në kuadër të programit Tirana Kryeqyteti Evropian i Rinisë 2022 me mbështetjen financiare të Kongresit Rinor Kombëtar në bashkëpunim me Bashkinë Tiranë.”
#tirana #youth #EuropeanYouthCapital2022 #EYC2022 #ActivateYouth #EuropeanYearOfYouth #NationalYouthCongress #CityOfTirana
© 2023, Pozitivi. All rights reserved.
