Artikulli i Pozitivi-t për ndotjen e ajrit, mes historive më të mira të vitit 2025 nga Transitions
Artikulli i publikuar nga Pozitivi mbi ndotjen e ajrit në zonën portuale të Durrësit është përzgjedhur nga Transitions Media si një nga historitë më të mira të vitit 2025, në kuadër të vlerësimit të tyre vjetor editorial.
Ky vlerësim erdhi në kuadër të një projekti të zgjeruar të solutions journalism (SoJo), i ndërtuar mbi bashkëpunim ndërkufitar dhe qasje hetimore, që analizon rolin e citizen science në monitorimin e ndotjes së ajrit në zonat portuale europiane.
Projekti u realizua nga një ekip ndërkombëtar prej tre redaksish, ku secila media publikoi artikullin e vet kombëtar, ndërsa paralelisht u përgatit edhe një artikull i përbashkët në Transitions, që bashkon rastet nga tre shtete europiane në një perspektivë krahasuese:
- Shqipëria – Media Koncept / Pozitivi
Artikulli fokusohet te Durrësi dhe mungesa e monitorimit zyrtar të ndotjes së ajrit, si dhe te përpjekjet e qytetarëve për matje të pavarura dhe transparencë institucionale. - Italia – lavialibera
Raportimi trajton ndotjen në zonat portuale italiane dhe nismat komunitare për monitorim dhe ndërgjegjësim mjedisor. - Holanda – Momus
Artikulli analizon përvojat e qytetarëve në zonat portuale holandeze, përfshirë përdorimin e teknologjisë dhe bashkëpunimin me institucione kërkimore.
Përveç artikujve individualë, Transitions publikoi edhe artikullin e përbashkët ndërkombëtar, i cili lidh rastet nga Shqipëria, Italia dhe Holanda, duke vënë në pah ngjashmëritë, dallimet dhe potencialin e nismave qytetare për t’u kthyer në modele të ripërdorshme në vende të tjera të Europës.
Përzgjedhja mes historive më të mira të vitit 2025 vlerëson jo vetëm rëndësinë e temës së ndotjes së ajrit, por edhe forcën e gazetarisë bashkëpunuese, ndërkufitare dhe të orientuar drejt zgjidhjeve.
Artikulli i plotë i Pozitivi-t:
https://pozitivi.org/pa-te-dhena-zyrtare-qytetaret-e-durresit-masin-vete-ndotjen-e-ajrit/
Transitions Media është një rrjet ndërkombëtar gazetarie i pavarur që fokusohet në raportimin ndërkufitar mbi demokracinë, të drejtat e njeriut, mjedisin dhe llogaridhënien publike, me theks të veçantë në Europën Qendrore, Lindore dhe Juglindore. Përmes bashkëpunimit me gazetarë dhe redaksi lokale, Transitions mbështet gazetarinë hetimore dhe solutions journalism, duke nxitur histori të bazuara në fakte, perspektiva krahasuese dhe zëra komunitarë, me synimin për të rritur transparencën, ndikimin publik dhe cilësinë e debatit demokratik.
© 2026, Pozitivi. All rights reserved.
