PSORIAZA, SËMUNDJA E LËKURËS QË TË RINJTË E NEGLIZHOJNË, 3% E POPULLSISË E PREKUR
26/01/2023 Shpërndaje

PSORIAZA, SËMUNDJA E LËKURËS QË TË RINJTË E NEGLIZHOJNË, 3% E POPULLSISË E PREKUR

Pak njerëz e njohin si një patologji problematike dermatologjike e lëkurës që është e përhapur në të gjithë botën. Psoriaza është një sëmundje me natyrë autoimune, kronike, e zakonshme, e lëkurës, e thonjve dhe e artikulacioneve dhe pa një shkak të njohur se pse shkaktohet.

Simptomat e sëmundjes janë njolla të kuqe në lëkurë trashje të saj e shoqëruar me luspa të argjendta, që zakonisht gjenden në bërryla, gjunjë dhe skalp.

Manifestimi i psoriazës ndodh me kruajtje dhe acarim që mund të shkaktojnë, jo vetëm një gjendje jo komode, por edhe dhimbje.

Më të predispozuar për t’u prekur nga këto sëmundje janë personat nga 15-35 vjeç, pra kryesisht të rinj dhe nuk ka një diferencë mes femrave dhe meshkujve.

Autoritetet shëndetësore botërore flasin për rreth 3% e popullsisë së botës që ka një formë të psoriazës (mbi 125 milionë njerëz). Organizata Botërore e Shëndetësisë vuri në dukje në vitin 2016, se prevalenca e raportuar në mbarë botën varion midis 0.09% dhe 11.43%, duke e bërë psoriazën një problem serioz global.

Ekspertët e shëndetit publik në vendin tonë thonë se shumë njerëz që kanë psoriazë e kanë të lidhur me arsye gjenetike vlerësuar me predispozitën e infektimit deri në 50% por sëmundja i atribuohet edhe shkaqeve të tjera si pirja e duhani, obeziteti, mënyra e të ushqyerit etj. Përsa i takon mjekimit, trajtimi nga mjekët mund të ngadalësojë rritjen e qelizave të lëkurës dhe të lehtësojë dhimbjen, kruajtjen dhe parehatshmërinë. Mjekët, nga ana e tyre, sugjerojnë që në rast të shfaqjeve të simptomave të para të kësaj sëmundjeve të flasin me njëherë me mjekun e familjes, pasi neglizhenca mund të sjell rritje te irritimit të vështirësi në trajtimin e saj.

“Ky projekt/aktivitet organizohet në kuadër të programit Tirana Kryeqyteti Evropian i Rinisë 2022 me mbështetjen financiare të Kongresit Rinor Kombëtar në bashkëpunim me Bashkinë Tiranë.”

#tirana #youth #EuropeanYouthCapital2022 #EYC2022 #ActivateYouth #EuropeanYearOfYouth #NationalYouthCongress #CityOfTirana

© 2023, Pozitivi. All rights reserved.