SDGs: Të rinjtë e Fierit kanë burim kryesor informacioni internetin
Burimi më i shpeshtë i informacionit për të rinjtë e Bashkisë së Fierit është interneti. Ndërmjet të rinjve që kanë njohuri mbi SDGs rezulton se: a. Interneti (67% e rasteve) është burimi më i shpeshtë i informacionit për të rinjtë në zonat urbane për pasurimin e njohurive të tyre mbi këtë çështje. b. Shkolla (67% e rasteve) është burimi më i shpeshtë i informacionit për të rinjtë në zonat rurale për pasurimin e njohurive të tyre mbi këtë çështje. c. Familja gjithashtu është burim informacioni për të rinjtë në zonat urbane. Ndërsa në asnjë rast, të rinjtë e anketuar të zonave rurale që kanë njohuri mbi SDGs, nuk janë shprehur se e kanë marrë këtë informacion nga familja. Institucionet lokale dhe Organizatat e shoqërisë civile nuk janë listuar si burime për marrjen e informacionit mbi SDGs nga të rinjtë e zonave urbane dhe rurale. Interesant është fakti se ndërsa të rinjtë e zonave rurale shprehen se informacionin për SDGs e marrin kryesisht nëpërmjet shkollës, kjo gjë nuk është evidentuar në asnjë rast nga të rinjë e zonave urbane
ANGAZHIMI I TË RINJVE NË ARRITJEN E SDGs
Të rinjtë janë pyetur në lidhje me angazhimin personal dhe përfshirjen në aktivitete të ndryshme mbi SDGs. Shumica e të rinjve të grupmoshave të ndryshme (84% e rasteve) nuk i janë përgjigjur kësaj pyetje. Vetëm 1% e të rinjve të grupmoshës 14 – 18 vjeç shprehen se janë përfshirë personalisht në arritjen e SDGs, ndërsa 3% e të rinjve shprehen se janë përfshirë pjesërisht për arritjen e SDGs. 1% e të rinjve të grupmoshës 14-18 vjeç shprehen se dëshirojnë të përfshihen, por nuk kanë informacionin e nevojshëm se si mund të ndodh kjo gjë.
ROLI i të RINJVE në arritjen e SDGs (sipas të rinjve të anketuar) – Përfshirja aktive e të rinjve në çështje me rëndësi për ta; – Mundësi më të gjera informimi mbi prioritetet që të rinjtë në këto zona kanë, si edhe krahasimin me bashkëmoshatarët e tyre në zona të tjera; – Mbajtja në llogaridhënie e zyrtarëve publikë duke i përfshirë nevojat e të rinjve në axhendat e tyre.
Ky Publikim është realizuar nga UNFPA me ekspertizën e Observatorit për të Drejtat e Fëmijëve dhe të Rinjve, në kuadër të projektit “Leave No One Behind”(“Askush të mos Mbetet Pas”), një Program i përbashkët i OKB-së i nancuar nga Sëiss Agency for Development and Cooperation (SDC) dhe zbatuar nga katër agjensi të OKB: UNDP, UNFPA, UNICEF, dhe UN ËOMEN në partneritet me Qeverinë Shqiptare. Ky projekt synon fuqizimin e personave vulnerabël në Shqipëri që të kenë akses të barabartë në shërbimet dhe mundësitë publike, të kenë një zë në vendimmarrjen publike, që ndikon në jetën e tyre dhe t’i kërkojnë llogari zyrtarëve publikë, duke i mbajtur përgjegjës për dështimet apo arritjet.
© 2019, Pozitivi. All rights reserved.
