Australia shpëton mrekullisht, parandalohen dy sulme të fuqishme terroriste
Australia u ka shpëtuar mrekullisht dy sulmeve terroriste të frikshme të planifikuara nga organizata ISIS.
Këtë lajm e ka bërë të ditur zëvendëskomisari i Policisë Federale, Michael Phelan gjatë një konference për shtyp ku tha se komandanti i lartë i ISIS kishte dërguar materiale shpërthyese me një avion mallrash nga Turqia.
2 sulmet do të kryheshin nga dy persona në Australi, të cilët do të bombardonin një avion me pasagjer dhe do të ndërmerrnin një tjetër sulm me gaz shpërthyes.
Dy të dyshuarit të identifikuar si Khaled dhe Mahmoud Khayat nuk kanë mundur të fusin paisjen shpërthyese në avionin që do nisej nga Sidnej në 15 korrik. Ndërsa sulmi tjetër me gaz toksik nuk ka mundur të realizohej për shkak se nuk është prodhuar gazi vdekjeprurës.
“Bëhet fjalë për planin më të sofistikuar për sulme terroriste në tokën australiane. Nëse nuk do të kishte qenë për punën e mrekullueshme të agjencive të zbulimit dhe sundimit të ligjit do të ishim përballur me një ngjarje katastrofike”, tha Michael Phelan.
Një tjetër përgatitje për sulm terrorist për të krijuar paisje që lëshon sulfur hidrogjeni nga ana e dy personave të identifikuar, dështoi falë ndërhyrjes së policisë. Dy personat janë arrestuar dhe nëse shpallen fajtor për planifikim të sulmeve terroriste do dënohen me burgim të përjetshëm.
© 2017, Pozitivi. All rights reserved.
