Rritet mosha e martesave te vajzat në Shqipëri
Martesa është një tregues kryesor i ekspozimit të femrave ndaj riskut të shtatzënisë. Në një popullsi të caktuar, martesat në moshë të hershme zakonisht shoqërohen me një periudhë më të gjatë ekspozimi ndaj riskut të shtatzënisë dhe lindshmëri më të lartë.
Ka raste kur, fillimi i hershëm i lindjes së fëmijëve, i shoqëruar me martesën në moshë të hershme mund të ndikojë negativisht edhe në shëndetin e femrave dhe të fëmijëve.
Në shumicën e shoqërive, martesa shënon kohën kur lindja e fëmijëve shihet si shoqërisht e pranueshme. Femrat që martohen herët do të kenë, mesatarisht, një periudhë më të gjatë ekspozimi ndaj shtatzënisë, çka në mënyrë tipike çon në një një numër më të lartë fëmijësh të lindur dhe që mbijetojnë.
Në Shqipëri, vetëm 29 përqind e femrave lidhen në martesë përpara moshës 20 vjeç. Mes femrave në moshën 25-49 vjeç, mosha mediane në martesën e parë është 21.8 vjeç, thuhet në raportin Demografik dhe Shëndetësor të vitit 2017-2018. Një shqyrtim i moshës mediane në martesë nëpër të gjitha grupmoshat tregon që mediana ka ndryshuar pak me kalimin e kohës.
Mosha mediane në martesë bie nga 22.1 vjeç mes femrave në moshën 45-49 vjeç në 21.3 mes atyre në moshën 30-34 vjeç, dhe pastaj rritet në 22.3 vjeç mes femrave në moshën 25-29 vjeç, duke treguar një lëvizje të kohëve të fundit drejt martesës së mëvonshme.
Ndërkaq vetëm 3 përqind e meshkujve në moshën 25-49 vjeç martohen përpara moshës 20 vjeç dhe vetëm një në dhjetë martohet përpara moshës 22 vjeç. Mosha mediane në martesë mes meshkujve në moshën 25-49 vjeç është mënjanuar sepse më pak se 50 përqind e meshkujve ishin martuar për herë të parë përpara se të mbushnin 25 vjeç.
Megjithatë, meshkujt në secilën grupmoshë nga 30 deri në 49 vjeç ishin martuar katër vjet më vonë se femrat e së njëjtës grupmoshë.
Në shumë vende të botës, martesa përpara moshës 18 vjeç është e zakonshme për vajzat. Prindërit mund ta nxisin martesën e hershme të vajzave me shpresë se ato do të përfitojnë nga ana financiare dhe/ose nga ajo shoqërore. Përveç ekspozimit më të gjatë ndaj riskut të shtatzënisë dhe lindjes së fëmijëve, vajzat që martohen në moshë të re mund të kenë zgjedhje të kufizuara në jetë për shkak të shkollimit të kufizuar dhe/ose shprehive profesionale, izolimit shoqëror, dhe pjesëmarrjes së kufizuar në vendim-marrjen në familje.
Një në dhjetë (9 përqind) femra në moshën 20-49 vjeç ishte martuar për herë të parë përpara moshës 18 vjeç, dhe 7 përqind e femrave në moshën 15-19 vjeç janë aktualisht të martuara apo të lidhura me dikë.
Këto rezultate tregojnë që ka pasur një rritje të lehtë në përqindjen e femrave të martuara për herë të parë deri në moshën 19 vjeç, nga 8 përqind në MICS e vitit 2005 në 9 përqind në ADHS 2008-09; ka pasur gjithashtu edhe një rritje të lehtë në përqindjen e femrave në moshën 15-19 vjeç aktualisht të martuara apo të lidhura me dikë, nga 5 përqind në MICS e vitit 2005 në 7 përqind në ADHS 2008-09 (INSTAT, 2008).
Sipas karakteristikave të përzgjedhura, përqindja e femrave të martuara përpara moshës 18 vjeç rritet nga 7 përqind mes femrave në moshën 45-49 vjeç në 14 përqind në grupmoshën 25-29 vjeç dhe bie në 10 përqind mes femrave të moshës 20-24 vjeç.
Përqindja e femrave të martuara përpara moshës 18 vjeç është më e lartë në zonat rurale (11 përqind) se sa në zonat urbane (7 përqind), dhe është më e ulët në Tiranën Urbane (7 përqind) se sa në rajonet e tjera (9 deri në 11 përqind).
Përqindja e femrave të martuara përpara se të mbushin tetëmbëdhjetë vjeç bie ndjeshëm me rritjen e nivelit të arsimit: nga 22 përqind mes femrave pa arsim apo me arsim fillor 4-vjeçar në vetëm 1 përqind mes femrave me arsim universitar apo më të lartë.
Në mënyrë të ngjashme përqindja e femrave të martuara përpara moshës 18 vjeç lidhet në kah të kundërt me statusin pasuror, duke qenë më e larta mes femrave në tri indekset më të ulëta (10 deri në 13 përqind) dhe më e ulëta në indeksin më të lartë pasuror (4 përqind). Modele të ngjashme vihen re sipas karakteristikave të përzgjedhura në përqindjen e femrave në moshën 15-19 vjeç që aktualisht janë të martuara apo të lidhura me dikë.
Përqindja e femrave në moshën 15-19 vjeç aktualisht të martuara apo të lidhura me dikë është më e lartë mes femrave në zonat rurale se sa ato në zonat urbane (9 përqind krahasuar me 5 përqind). Tirana Urbane ka përqindjen më të ulët (5 përqind) të femrave në moshën 15-19 vjeç aktualisht të martuara apo të 90 | Përcaktues të Tjerë të Përafërt të Lindshmërisë lidhura me dikë, krahasuar me femrat në rajone të tjera (7 deri në 9 përqind).
Përqindjet më të larta të femrave në moshën 15-19 vjeç, aktualisht të martuara apo të lidhura, gjenden mes femrave me arsim fillor tetëvjeçar (12 përqind) dhe femrave në indeksin e dytë dhe të mesëm të pasurisë (10 përqind, secila). Kjo u realizua me mbështetjen e UNFPA. #UNFPA Albania
© 2019, Pozitivi. All rights reserved.
