Flet ish-banori i Big Brother VIP Albania I: Kasti këtë vit shumë intrigues
Big Brother VIP Albania programi që ka bërë bashkë të gjithë shqiptarët. Që nga nisja është komentuar për një kast shumë të fortë. Krahasuar me edicionin e parë të këtij spektakli, BBVA ka kaluar cdo parashikim. Po cfarë e bën këtë format kaq të vecantë? Pozitivi.org ka intervistuar një nga banorët e vitit të kaluar të BBVA, koreografin Dritan Brama, i cili pohon që ky format ka një nivel të lartë të intrigës.
Ti ke qëne pjesë e Big Brother VIP 1, një program shume të suksesshëm, sot pasi ka kaluar një viti si do e përshkruaje këtë eksperience?
Mendoj që ishte një nga eksperiencat më emocionuese gjatë karrieres time televizive sepse përfshihen të gjithë elementet e tua. Ky format ka shumë vëmendje, dhe kjo vemendje që të jepet aty patjeter që ka të mirat e veta. E vlerësoj shumë, sepse i bën mirë figures artistike.
Kur shikon BBVIP 2, cfarë mendon që solli ndryshe ky format?
BBV 2 është komplet tjetër gjë, ndryshe nga ai i pari. Konkurenca është shumë më prezente, madje është aq prezente saqë ky BBV ka filluar direkt në pike vlimi. Banoret e këtij viti janë më shumë të të njëjtës gjenerate. Pastaj niveli i intriges së konkurenteve është më i avancuar. Sigurisht kjo vjen ngaqe një vit më pare e panë se si funksiononte.
Nëse nuk do kishe qënë pjesë e këtij spektakli vitin e kaluar, mes cili BBVIP do zgjidhje të hyje, tek formati i parë apo i këtij viti?
Mendoj që do ishte më bukur këtë vit. Vitin e kaluar ndikimi i Ilirit ishte në shtëpi por jo aq sa duhej në drejtimin e kërcimit që mund të sjelle alegri si një kërcimtar si ai. Them kështu sepse do kishte më shumë vlerë tek ky grup personazhesh dhe padyshim shancet për ta fituar do ishin zerro pasi ky big brother është më i egër se i vjetshmi.
Si do e përshkruaje kastin e vitit te kaluar duke e krahasuar më të këtij viti?
Ata ishin të gjithë alegro pa përjashtim… po të isha që në fillim të BBV1 do mund të bënim më shumë gjëra së bashku në këtë drejtim. Kast shumë interesant dhe i lezetshëm por edhe personazhet e këtij viti janë shumë të mirë vetëm mungojnë lojrat dhe aktivitetet që bënim ne vjet. Dmth të fokusohen dhe tek aktiviteti e jo vetëm tek zënkat.
Kush është banori që sipas jush duhet ta fitoi këtë BBVIP apo jeni dhe ju me atë që do publiku?
Që në fillim Luizi u pikas si orator dhe gazmor me sjelljet e tij dhe nuk është kaq e vështire për ta kuptuar kush do e fitojë, por unë jam me Luizin e dua që ai ta fitojë pasi njihemi prej vitesh. Por ama kemi kohe përpara finales e ndodhin dhe cudira që mundet dhe Olta të na surprizojë.
© 2023, Pozitivi. All rights reserved.
