Rita Ora kryeson në Gjermani
Rita Ora, këngëtarja me origjinë shqiptare me banim në Britani që në fillim të karrierës së saj është cilësuar si Rihana e ardhshme dhe në fakt duhet të themi që ka arritur të ketë po aq sukses dhe ndikim.
Këngëtarja është mjaft e dëgjuar nëpër botë, por së fundmi ka zënë vendin e parë në Gjermani, si më e preferuara. “Kemi goditur në vendin e parë në Gjermani! Faleminderit të gjithë fansave në Gjermani që e bënë këtë të mundur”, ka shkruar Rita në profilin e saj në instagram.
Në top-listën zyrtare në Gjermani qëndron hiti i saj “For You” projekt i realizuar së bashku Liam Payne si kolonë zanore të filmit më të ri “Fifty Shades of Grey”, i cili gjithshtu është bërë tepër popullor.
Kujtojmë se më datë 17 shkurt koncerti madhështor i mbajtur nga Ora në Prishtinë për dhjetëvjetorin e Pavarësisë së Kosovës bëri jehonë në media të huaja. Çdo projekt muzikor që ajo sjell për publikun bëhet menjëherë hit, pasi këngëtarja tashmë ka arritur të thithë audiencën falë talentit dhe punës që ka bërë për vite me rradhë në karrierën e saj muzikore.
© 2018, Pozitivi. All rights reserved.
