Rëndësia e shëndetit oral
Është thelbësore që të konsiderojmë shëndetin oral si diçka të përditshme dhe që duhet ta kemi parasysh vazhdimisht. Dhe kjo nuk kufizohet vetëm në mbajtjen e dhëmbëve të bukur për një gjendje estetike, por edhe përmes gojës ne kryejmë funksione jetësore. Prandaj, rëndësia e kujdesit për to në mënyrë që të kemi një shëndet të mirë të gojës është shumë e rëndësishme. Stomatologia, Arisa Bidaj për pozitivi.org thekson se është shumë i rëndësishëm kontrolli periodik tek stomatologu për të pasur dhëmbë të shëndetshëm.
Si mund ta mbrojmë shëndetin oral?
Shëndetin oral mund ta mbrojmë duke kryer kontrolle çdo 6 muaj. Duke patur higjene të mirë orale dhe duke konsumuar ushqime që na bëjnë mirë për mishrat dhe strukturen dhëmbore.
Problemet e shëndetit të përgjithshëm pasqyrohen menjëhere tek shëndeti oral. P.sh. tek pacientet me diabet, pacientët me probleme të veshkave, pacientët në proces kemioterapie, etj. Tek këta pacientë aroma e gojës ka një erë karakteristike dhe mishrat janë tejet të gjakosur e të enjtur. Gjithashtu parodonti cenohet, struktura që mban dhëmbin të lidhur me kocken dhe kjo mund të çojë në lëvizshmëri dhe humbje të dhëmbëve. Sikurse e anasjellta, një infeksion dentar i patrajtuar, mund të çojë në kalimin e infeksionit në gjak, gjë që mund të inflamojë zemrën. Infeksioni mund të shkojë në sinuse e më pas të preki trurin. Duhet ti japim rëndësi ruajtjes së shëndetit oral.
Cilat janë pasojat që mund të sjell dëmtimi i mishrave të dhëmbëve?
Higjena dentare është e rëndësishme për të ruajtur dhëmbët dhe për të mos shkaktuar prishjen e tyre e cila mund të rëndohet deri në infeksion të rrënjëve të cilat japin probleme shëndetësore të përmëndura më sipër. Pasojat e dëmtimit të mishrave të dhëmbëve nëse nuk trajtohen mund të çojnë në humbjen e dhëmbëve. Gjithashtu në hemoragji të tyre dhe arome të keqe.
Si mund të parandalohet prishja e dhëmbëve?
Prishja e dhembeve parandalohet duke marrë vitamina prsh D apo calcium, duke përdorur pasta dhe shplarës me fluor edhe duke konsumuar fluor nga goja në moshën nën 18 vjeç. Duke larë dhëmbët 2 herë në ditë dhe filli dentar të pakten 1 herë në ditë. Vizitat duhen kryer cdo 6 muaj për të patur nën kontroll gjëndjen e gojës. Fëmija duhet të bëj kontrollin e parë që 3 vjeç dhe vizita periodike çdo 6 muaj. Pasta e dhëmbëve fillon në moshën 2 vjeçare me një sasi sa një kokërr bizele dhe është specifike me fluor për fëmije. Më pas në bazë të moshës kalojmë në pastat e tjera.
© 2022, Pozitivi. All rights reserved.
