Infermierja e birëson 27 vjeçarin për t’i shpëtuar jetën
20/11/2019 Shpërndaje

Infermierja e birëson 27 vjeçarin për t’i shpëtuar jetën

Një infermiere e ICU në Gjeorgji i ka dhënë një burri një shans të dytë në jetë duke u ofruar të bëhet kujdestarja e tij ligjore.

Lori Wood u takua me Jonathan Pinkard kur ajo kujdesej për të në dhomën e urgjencës në Spitalin Piedmont Newnan në Qarkun Coweta, Xhorxhia. Pinkard, 27 vjeç, u rrëzua në punë dhe u dergua në spital. Atij i thanë se kishte nevojë për një transplant zemre.

Për fat të keq, Pinkard nuk mund ta bënte transplantin në zemër për shkak se nuk kishte familje ose mbështetës për ta ndihmuar.

Pas dy ditësh duke u kujdesur për të, Wood, infermierja 57 vjeçare, tha që kishte një ndjenjë që i thoshte të bënte diçka për ta ndihmuar pacientin e saj.

“Unë mendoj se në një moment Zoti i vendos njerëzit dhe situatat në jetën tuaj dhe ju keni një zgjedhje për të bërë diçka në lidhje me ta”, tha Wood. “Për mua me këtë situatë nuk kishte zgjidhje. Unë kisha një dhomë, isha infermiere, dhe mund të kujdesesha për të. Pra, në të vërtetë ishte thjesht diçka që duhej të ndodhte. Ai duhej të vinte në shtëpi me mua”.

Pasi u bënë të gjitha procedurat në gusht, ai iu nënshtrua një transplanti të zemrës. Wood tani po e ndihmon të mësojë se si të jetojë në mënyrë të pavarur, dhe 27-vjeçari po planifikon të kthehet në punë në dhjetor.

© 2019, Pozitivi. All rights reserved.