Rama pjesë e “Forumit Global Pozitiv” në Francë: Synim revolucioni i së ardhmes
Kryeministri Edi Rama ditën e djeshme ka marrë pjesë në forumin ekonomik të zhvilluar në Francë, me temë nxitja e ekonomive positive në vendet në zhvillim.
“Global Positive Forum”, është një event i organizuar nga presidenti i Francës Emmanuel Macron, në Francë. Kreu i qeverisë shqiptare, gjatë këtij forumi, ka mbajtur një fjalim duke vënë theksin tek zhvillimi i ekonomisë shqiptare dhe dëshira e vendosshmëria për t’u integruar në Bashkimin Europian.
“A jam duke e ndihmuar popullim ti mqë të përballojë sfidat. A jam duke e ndihmuar popullin tim të jetojë më mirë”, Rama tha gjatë forumit se këto 2 pyetje janë si yje orientuese për të.“Ne e duam Europën, ne duam t’i përkasim Europës dhe ne duam që të vazhdojmë të kontribuojmë për rritjen e këtij suksesi të pabesueshëm që përfaqëson BE-ja dhe duke thënë këtë nuk flas vetëm për shqiptarët, por për të gjithë vendet e Ballkanit Perëndimor.
Brexit apo jo e di që jemi ne, vendet e Ballkanit Perëndimor, që jemi takuar në këtë orë me marshimin e historisë, jemi të rrethuar nga vendet e BE, Kroacia, Hungari, Bullgari, Rumania, Greqia e Italia. Jemi 6 vende në zemër të Europës, të lidhur kulturalisht me botën që na rrethon, vende që aspirojmë për një shkëmbim më intensiv dhe besojmë në një union më të madh e më të fortë me të cilin të mund të ndërveprojmë”.
“Jetojmë në një botë që përballet me probleme dhe sfida, por e drejta për të udhëhequr është ndër privilegjet më të mëdha që populli mund t’i japë dikujt. Ndaj dhe unë e nis çdo ditë duke i bërë vetes këto dy pyetje thelbësore: – A jam duke e ndihmuar popullin tim dhe vendin tim që t’u bëjë ballë këtyre sfidave? – A jam duke e ndihmuar popullin tim që të bëjë një jetë më të mirë?”, tha Rama.
“Global Positive Forum” është një lëvizje globale për të përshpejtuar revolucionin pozitiv. Më 6 korrik 2017, Forumi Global Pozitiv bëri thirrje për shoqërinë civile dhe sektorin privat për të marrë pjesë në një dialog ndërkombëtar gjashtëmujor, për të shkëmbyer ide dhe nisma.
“Që nesër të jetë më mirë se sot, duhet të bëjmë veprimin tonë individual dhe kolektiv për ndikim pozitiv, kjo është ideja themelore që përcjell ky forum. Nën patronazhin e lartë të Z. Emmanuel Macron, Presidenti i Republikës Franceze, Forumi Global do të mirëpresë ndryshimet më të rëndësishme pozitive, në të gjithë botën, do të përshpejtojë revolucionin pozitiv për të mirën e gjeneratave të ardhshme, më 1 shtator, 2017 , në Paris”, kështu e shpjegon stafi i forumit qëllimin e takimit të parë që u mbajt dje në Francë, në të cilin ishte pjesë edhe Rma.
Më 1 shtator 2017 ishte edicioni i parë i Forumit Global Pozitiv në ndërtesën madhështore të hartuar nga arkitektët Shigeru Ban dhe Jean de Gastine, në Seine Musicale, qendër e re kulturore e Parisit perëndimor. Ky event bëri bashkë më shumë se 1,200 iniciativa pozitive, intelektualë, sipërmarrës dhe përfaqësues të shoqërisë civile nga e gjithë bota.
Sipas idesë së forumit, grupet punuese do të takohen për gjashtë muaj për të zhvilluar propozime dhe zgjidhje konkrete për gjeneratat e ardhshme në fushën e arsimit, shëndetësisë, energjisë, financave, mjedisi, territori, sipërmarrja. Rezultatet e këtij organizimi do të prezantohen më 8 dhe 9 mars 2018 për Emmanuel Macron, President i Republikës Franceze, gjatë edicionit të dytë të Forumit Global Pozitiv.

© 2017, Pozitivi. All rights reserved.
