Atletet e “famshme”, të gjithë “sytë” nga Rama në Samitin e Kartës së Adriatikut
11/08/2017 Shpërndaje

Atletet e “famshme”, të gjithë “sytë” nga Rama në Samitin e Kartës së Adriatikut

Kryeministri Edi Rama ka një stil të veshuri ndryshe nga zyrtarët e tjerë. Në Samitin e Triestes u komentua për veshjen, ku më shumë në sy ranë atletet e bardha.

Rama edhe pse mori kritika pafund duket se nuk ka hequr dorë nga atletet as në Samitin e Kartës së Adriatikut që u mbajt ditën e djeshme në Mal të Zi.

Atletet e kryeministrit në Samit, ku të pranishëm ishin liderët  e Ballkanit Perëndimor dhe zv/Presidenti Amerikan Mike Pence, u vunë re nga të gjithë mediat. Rama si gjithmonë di ta marrë qendrën e vëmendjes dhe këtë herë me veshjen e veçantë.

© 2017, Pozitivi. All rights reserved.