Kryepeshkopi Janullatos merr nënshtetësi shqiptare
25/12/2017 Shpërndaje

Kryepeshkopi Janullatos merr nënshtetësi shqiptare

Kryepeshkopi i Kishës Autoqefale të Shqipërisë prej 25 vitesh, Anastas Janullatos, ka marrë nënshtetësinë shqiptare. Presidenti Ilir Meta ka firmosur dekretin për t’i dhënë të drejtën Janullatos të bëhet njësh me shqiptarët.

Disa ditë më parë gjatë një inteviste për një televizion grek Janullatos tha se pasardhësi i tij në krye të kishës Autoqefale do të jetë shqiptar. Disa ditë pas kësaj deklarate, si një dhuratë për festat e Krishtëlindjeve Meta ka firmosur për nënshtetësinë e Kryepeshkopit. Ky vendim i kreut të shtetit është përgëzuar dhe vlerësuar nga të gjithë.

U vlerësua në rradhë të parë si respektit për punën shumëvjeçare të Kryepeshkopit Janullatos, i cili e drejtonte kishën prej 25 vitesh. Së dyti ky gjest i shërben harmonisë fetare dhe shqiptarizmës së Kishës Ortodokse Shqiptare.

Ndërsa vetë kryepeshkopi Anastas gjatë meshës së Krishtlindjeve, felenderoi Presidentin Meta, sakaq e krahasoi vendimin për dhënien e shtetësisë shqiptare me një “verën e cila sa më shumë vjetrohet aq më shume vlera merr”!

 

© 2017, Pozitivi. All rights reserved.