Rafting në Drinin e Zi, potencial për turizmin në Dibër
15/08/2022 Shpërndaje

Rafting në Drinin e Zi, potencial për turizmin në Dibër

Rafting në Gradec në lumin Drin, Dibër prej një periudhe 8 vjecare ka bërë të mundur që të tërheq shumë vizitorë të huaj dhe të shijojnë bukuritë e mëdha që zotëron ky vend. Rafting në Drin është një sport plot aventura dhe adrenalinë për të rritur dhe fëmijë të shoqëruar nga prindërit. Lugina e drinit është e eksploruar pak nga vendasit. Shumë prej tyre e kanë përdorur lumin për plazh gjatë verës dhe peshkim. Edi Truka udhëheqës i guidave, për pozitivi.org na sjell pak nga adrenalina që mund të përjetoni në luginën e Drinit.

Rafting në Dri, një risi e turizmit në Dibër, cfarë ofron ky vend për vizitorët?

Dibra është  një nga destinacionet më pak të eksploruara nga vendasit dhe të huajt, por kohët e fundit ka pas një rritje të interesit për të zbuluar dhe eksploruar bukuritë e saj. Dibra njihet si vendi me majën më të lartë në ballkan, Korabi, por jo vetëm. Eksploruesit janë njohur me ofertat e shumta promovuese që po bën Black Drin Adventure me ngjitjet në mal, eksplorimin e lumit Drin me rafting, me njohjen e trashëgimisë kulturore, gastronomine e vendit, etj. Rafting në Drin nga Black Drin Adventure prej një periudhe 8 vjecare ka bërë të mundur që të tërheq shumë vizitorë të huaj dhe të shijojnë bukuritë e mëdha që zotëron ky vend. Rafting në Drin është një sport plot aventura dhe adrenalinë për të rritur dhe fëmijë të shoqëruar nga prindërit. Udhëtimi zgjat rreth 1 e 45 minuta, sëbashku me ndalesat duke shijuar bukuritë përrallore të natyrës. Nisja bëhet tek Ura e Topojanit dhe ndalesa në fshatin Luzni, afër qytetit të Peshkopisë.  Eksperienca është unike nën bukuritë përrallore të luginës, me kanionin e gjelbërt të dallgëzimet e Gradecit plot adrenaline dhe kanionin e fluturave. Gjatë udhëtimit vizitoret njihen edhe me historinë e zonës dhe vendbanimet antike të Uskanes antike.

Cilat janë destinacione të tjera turistike në Gradec, që përfshijnë edhe udhëtime në mal?

Ofrohen shumë aventura të paharrueshme të cilat i kemi quajtur #1001aventura, ku përfshijnë ecje në kanione, ecje në lume, explorimin e parqeve natyrore dhe parkun kombëtar Lure, off road në liqenet akullnajore të Kacnise.  Via Ferrata është një destinacion i shtuar nga black drim adventure me një peisazh unik dhe mbresëlënës. Gjithashtu ofrohen shoqërime në turet e bicikletave, të trashëgimise historike kulturore, me njohjen nga afër të vendlindjes së Gjergj Kastriot “Skëndërbeu” dhe vendbanimet e kasterioteve. Betejat më të famshme (beteja e vajkalit) dhe kalate e fshehta të tij. Duke mos harruar që edhe gjatë sezonit të dimrit, ofrohen ecje në dëborë dhe explorimin e zonës me anë të skive dhe skateboard. Por kjo me turistë dhe vizitor të limituar për momentin.

Sa është e eksploruar lugina e Drinit nga banorët, ata vetë e përdorin si një mënyrë e mirë për turizëm?

Lugina e drinit është e eksploruar pak nga vendasit. Shumë prej tyre e kanë përdorur lumin për plazh gjatë verës dhe peshkim. Në ditët e sotme banorët e zonave buferike po e shfrytëzojne akoma me shumë potencialin e kashtëzakonshëm që ka Drini i Zi në zhvillimin ekonomik të qëndruëshem me anë të turizmit. Shumë prej tyre i kanë kthyer shtëpitë në bujtina gjithashtu kanë hapur biznese të vogla për të shfrytëzuar në maksimum sezonet.

Cfarë potencialesh ka ky vend për tu kthyer në një atraksion turistik?

Tashmë Dibra është kthyer në një atraksion turistik dhe kjo duket nga numri i lartë i kërkesave të të huajve por edhe i shqiptarëve të zonave të tjera të Shqipërisë për të ardhur dhe kaluar fundjavën me familjen apo miqtë, për të shijuar ushqimet tradicionale të zonës, si dhe për të ekspoluar ngjitjen në mal apo rafting në lumin Drin, nga Blac Drin Adventure. Nga viti në vit është ndjerë rritje në prenotimet që kanë bërë sidomos grupet e huaja për të vizituar zonën e Dibrës. Jam i sigurt që vitin që vjen kërkesat do jenë edhe më të larta, pasi cdo person që ka ardhur një herë ka shprehur dëshiren e rikthimit. Kjo është një sukses i madh për zonën tonë.

© 2022, Pozitivi. All rights reserved.