Qyteti u vë adresa pemëve, njerëzit në vend të problemeve shkruajnë deklarata dashurie
Çfarë do t’i thonit pemës tuaj të preferuar? E pra, njerëzit në Melburn, të Australisë, dërguan me e-mail mendimet e tyre për disa prej 70,000 pemëve dhe lisave të qytetit.
E gjitha kjo u realizua sepse shërbimet e qytetit kërkonin një mënyrë të lehtë për njerëzit që të raportonin problemet me pemët, si degë të rrezikshme ose dëmtime stuhie. Planifikuesit zbatuan idenë e caktimit të një adrese email-i për çdo pemë, në mënyrë që banorët të mund të raportonin lehtë.
Por disa njerëz shfrytëzuan këtë mundësi për të shprehur adhurimin ndaj pemëve. “Ulmus im i dashur, Teksa po dilja sot nga Kolegji i Shën Marisë, u qëllova, jo nga një degë, por nga bukuria jote rrezatuese. Ju duhet t’i merrni këto mesazhe gjatë gjithë kohës. Jeni një pemë tërheqëse”, ishte një nga mesazhet e mbërritura
© 2018, Pozitivi. All rights reserved.
